Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Qindra gra protestojnë në Rusi në mbështetje të të burgosurve politikë

Qindra gra morën pjesë në protesta të zhvilluara në Moskë dhe Shën Peterburg në Ditën e Shën Valentinit në mbështetje të grave ruse të ndjekura penalisht për arsye politike.

Protesta e titulluar Zinxhiri i Solidaritetit dhe Dashurisë i kushtohet gjithashtu gruas së udhëheqësit të burgosur rus Alexey Navalny, zonjës Yulia Navalnaya, e cila u largua për në Gjermani më 10 shkurt. Megjithëse nuk u dha asnjë shpjegim për largimin e saj, Navalnaya ishte ndaluar kohët e fundit pasi kishte marrë pjesë në tubime të pa lejuara nga qeveria, në mbështetje të bashkëshortit të saj.

Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale më 14 shkurt tregojnë gra që mbajnë trëndafila të kuq dhe pankarta në formë zemre me emrat e grave të burgosura për arsye politike. Demonstrueset gjithashtu kënduan, “Dashuria është më e fortë se frika”, motoja e protestave.

Organizatorët thanë në faqen e tyre në Facebook se tubimet u kushtohen grave që ishin “rrahur dhe torturuar nga policia gjatë protestave paqësore”, si dhe “për secilën prej atyre që kanë kaluar ditë në gjykata, autobusë policie dhe qendra speciale të paraburgimit”.

Më vonë më 14 shkurt, mbështetësit e Navalnit kanë planifikuar një protestë duke përdorur dritat e celularëve, elektrikë dore dhe qirinj për të shprehur mbështetjen për të, pavarësisht nga një paralajmërim se ata që marrin pjesë mund të përballen me akuza penale.

Mbështetësit e Navalnit u kanë bërë thirrje njerëzve në të gjithë Rusinë që të ndezin dritat e telefonit celular për 15 minuta duke filluar nga ora 8 e darkës, sipas kohës lokale.

Zoti Navalny, 44 vjeç, një kritik i vendosur i Presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania ku u trajtua për një helmim me agjent nervor që ai tha se ishte urdhëruar nga Putini. Kremlini ka mohuar të ketë patur ndonjë rol në sulm.

Postime të ngjashme

BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

D V

JP Morgan bëhet banka e parë e madhe amerikane që pranon transaksione me kriptomonedha

D V

Protestuesit ia mësyjnë parlamentit sllovak, policia hedh gazlotsjellës

D V

Hulumtimi: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, efikase kundër Deltës!

N E

Kina nuk do një inspektim të dytë nga OBSH-ja

N E

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Afganistan kundër talebanëve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...