Shkup, 14 qershor – Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 2122 thirrje në numrin e urgjencës 112, nga të cilat 63,29 për qind janë klasifikuar reale. Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se janë regjistruar 11 zjarre në ambiente të jashtme, si dhe disa ndërhyrje më të vogla. Nga era e fortë janë djegur objekte dhe një shtëpi gjatë ditës dhe natës së kaluar.
Siç njoftojnë nga QMK, zjarrfikësit kanë intervenuar në djegien e bimësisë së ulët dhe mbeturinave në komunat Manastir, Valandovë, Veles, Gazi Babë, Dollnen, Prilep, Saraj, Shën Nikollë, Sopishtë, Tetovë, si dhe në Shtip.