QMK: Ekziston mundësi e madhe që zjarri në Galiçicë nga ana e Shqipërisë të hyjë në territorin tonë

Shkup, 31 gusht – Ekziston mundësia që zjarri në Galiçicë të kaplojë pjesët më të ulëta të malit dhe ta rrezikojë pyllin e gjatë nga ana e Liqenit të Prespës dhe të Ohrit, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

 

“Për momentin kthehemi nga një zjarr i cili gjatë ditës së sotme u paraqit në malin Galiçicë, ndërsa i cili ende po digjet në rripin kufitar në territorin e Shqipërisë me mundësi të  madhe që gjatë natës të hyjë edhe në territorin tonë”, njoftoi sot pasdite QMK.

Karakteristike për këtë zjarr, sipas QMK, është shpërthimi i fuqishëm i cili është dëgjuar sot pasdite, ndërsa për të cilin supozohet se është shkaktuar nga aktivizimi i zjarrit, mjetet shpërthyese, mina ose lloj tjetër i mjeteve shpërthyese, mbetje nga luftërat të cilat ishin zhvilluar në këtë rajon në Luftërat Ballanike ose Luftën e Parë Botërore.

Nga Shtabi Kryesor për Menaxhim me Kriza thonë se në mënyrë plotësuese do të vendosin se në çfarë mënyre do të shuhet ky zjarr, duke e vendosur në vend të parë sigurinë e ekuipazhit të helikopterëve dhe sigurinë e njerëzve të cilët do të marrin pjesë në shuarjen zjarrit nga toka.

Maja Magaro dhe rrethina e saj për momentin nuk janë të sigurta për tu ngjitur, thonë nga QMK.

Zjarri filloi në malin Galiçicë, në territorin shqiptar. Ekipet e Parkut Nacional “Galiçica” dhe policia kufitare janë në teren. Sipas informacioneve të QRMK Ohër, zjarri me ndihmën e erës ka kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut te guri kufitar F-9.

Related posts

Dita e tretë me radhë e debatit të përgjithshëm për ribalansin e plotësuar të Buxhetit

Z H

UT dhe Shoqata evropiane për studimin e moleve dhe fluturave bashkorganizojnë kongresin e dytë në terren 2021

R Zh

Kemi Qeveri me makina luksoze, e zjarrfikës me makina të vjetra – tha Sela

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com