QMK: Gjithsej 1.490 thirrje në numrin 112, nuk ka zjarre të regjistruara në vende të hapura

nga D V

Shkup, 20 shtator – Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.490 thirrje në Numrin e Vetëm për Raste Urgjente 112.

“Prej tyre thirrje ‘reale’ ishin 54,69 për qind, ndërsa 40,54 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Drejt Policisë ishin dërguar 71,60 për qind, drejt Ndihmës mjekësore urgjente 24,51 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 2,33 për qind të thirrjeve reale drejt 112”, thuhet në kumtesë.

QMK informon se gjatë 24 orëve të kaluara nuk ka pasur zjarre të regjistruara në vend të hapur në territorin e gjithë shtetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More