Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

QMK: Gjykimet e montuara, në baza etnike apo fetare nuk duhet lejuar të shkatërrojnë fatet e individëve të pafajshëm dhe shoqërisë demokratike

Shkup, 3 shkurt – Të martën me kërkesë të Qendrës për Menaxhim me Kriza u mbajt takim me udhëheqësinë e kësaj qendre, në përbërje të Drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit, Stojançe Angelov dhe Ekrem Zendeli, prezent në të cilin ishte edhe Shefi i Kabinetit të Qendrës, Ferik Beluli dhe shefi i protokollit.

Në takim u diskutua për gjendjen e krizës së shpallur nga institucionet shtetërore si rezultat i ballafaqimit me pandeminë globale të COVID-19, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në situata të gjendjeve të jashtëzakonshme siç janë tërmetet, vërshimet, zjarret, etj. Po ashtu, u përshëndet bashkëpunimi i mirëfilltë dhe mbështetja që institucioni i BFI-së e ofron për mirëqenien e popullatës në RMV gjatë gjendjeve të krizës si dhe ndihma që ua jep BFI-ja institucioneve shtetërore në ballafaqimin sa më të suksesshëm në situata të tilla, dhe atë në interes të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies mbarëshoqërore.

“Në një shoqëri multi-etnike dhe multi-konfesionale, siç është RMV, toleranca, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë është bazamenti mbi të cilin duhet të ngritet shteti i përbashkët i demokratik i së drejtës dhe ligjit, ku e drejta dhe liria e çdo qytetari duhet të jetë e garantuar pa dallim nacionaliteti apo përkatësie fetare. Gjykimet e montuara dhe në baza etnike apo fetare nuk duhet lejuar të shkatërrojnë fatet e individëve të pafajshëm dhe shoqërisë demokratike në tërësi. E drejta e protestimit dhe shprehjes së mendimit të lirë janë vlera demokratike dhe pjesë e pamohueshme e të drejtave themelore të njeriut, shoqërisë dhe individit. Prandaj çdo tendencë për të frenuar apo keqpërdorur ato për interesa të ngushta private dhe provokacione është për t’u dënuar”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhim me kriza, përcjell Zhurnal.mk

Njëherit, shkruan në letrën publike të qendrës për Menaxhim me kriza, sqarojmë opinionin se vlerat kombëtare dhe historike, siç është ajo e UÇK-së – Ushtria Çlirimtare Kombëtare – apo organizatave tjera nuk ka qenë dhe as nuk mund të jetë temë bisede e këtij takimi. “Tentimi për nxjerrje nga konteksti i një pjese të bisedave të këtij takimi është tendencioz dhe qëllimkeq. Këtë që e themi, e vërteton edhe vetë distancimi i Drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza në lajmet e mbrëmshme në TV Sitel dhe në profilin e tij personal në Facebok. Është fakt i pamohueshëm, dhe ne krenohemi me atë, se UÇK-ja është vlera që ndryshoi statusin politiko-juridik të shqiptarëve po, pse jo, edhe të gjitha komuniteteve tjera në RMV, gjë që rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare paqësore të Ohrit e cila u inkorporua në Kushtetutën e RMV dhe hapi rrugëtimin e mirëfilltë reformues drejt integrimeve euroatlantike (BE dhe NATO) të RMV, theksohet në njoftim. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

Koçani është duke u djegur, banorët në panikë

D V

Zaev: Sot jemi shtet i pavarur dhe gjithçka varet nga ne

D V

Maqedonia e Veriut me pesë zjarre aktive serioze dhe disa të vogla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...