Negotinë, 12 korrik – Helikopteri i armatës ka filluar intervenimin ndaj zjarrit në malin Serta ku këtë mëngjes në shuarjen e saj janë angazhuar një numër i madh i personave, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Mbrëmë vonë nga QMK-ja kumtuan se falë vendimit të djeshëm të Qeverisë me të cilin u zgjodh problemi disamujor me pilotët e aeroplanëve, rreth orës 10 helikopterit të armatës do t’i bashkohen dy ose tre Er traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Zjarri në malin Serta është aktiv që nga e mërkura rreth orës 10:30.