Shkup, 24 korrik – “Shtatë vatra zjarri janë aktive mëngjesin e sotëm, ndërsa të gjitha burimet janë angazhuar dhe për momentin nuk ka nevojë për ndihmë të huaj. Me zjarret aktuale po përballemi me sukses, ndërsa për sot parashikohen edhe reshje, të cilat nëse bien do ta stabilizojnë situatën, por po shuajmë në mënyrë aktive gjatë ditës, nuk presim të bjerë shi”, tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov.
Ai në një konferencë për media informoi se deri më tani janë lënduar disa zjarrfikës. Një zjarrfikës dhe një banor i vendbanimit kanë pësuar djegie gjatë fikjes së zjarrit, pardje komandanti i njësitit zjarrfikës të Shtipit i ka thyer të dy krahët duke rënë në luginë, ndërsa me të ka rënë edhe një zjarrfikës që ka lënduar njërin krah, ndërsa pardje një zjarrfikës vullnetar për shuarjen e malit Serta, theu krahun duke rënë nga një katërcikël.
Sipas Angelov, dje janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në territorin e shtetit, në ambient të hapur dhe në pyll.
Ai tha se dëmet nga zjarret do të përcaktohen më tej nga Pyjet Kombëtare ose Ministria e Bujqësisë.