QMK: Shtatë zjarre të lokalizuara dhe të shuara

Shkup, 25 gusht – Në 24 orët e fundit në territorin e vendit ka shtatë zjarre të gjitha të lokalizuara, ndërsa më pas të shuara dhe nuk janë zjarre të mëdhenj pyjorë, informoi Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhimin e Krizave ( QMK) në konferencën e sotme për shtyp.

 

“Nga një zjarr u regjistrua rreth qyteteve Shkup, Ohër, Krushevë dhe Negotinë, ndërsa katër bimë dhe bar të tillë me rrënjë të ulëta ka rreth Manastirit. Duke e pasur parasysh situatën me numrin e zjarreve në hapësirë të hapur, si dhe situatën e favorshme hidrometeorologjike, Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave pranë QMK-së rekomandoi Qeverinë të marrë një vendim për heqjen e ndalesës për lëvizje në pyje, miratuar më 3 gusht. Kjo dje edhe ndodhi, kështu që Qeveria mori vendim për heqjen e ndalesës për lëvizje në pyll, i cili u miratua në përputhje me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, kujtoi Bojarovski.

Ai theksoi se Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave është ende duke e monitoruar dhe koordinuar situatën me zjarret, ndërsa forcat e sistemit të menaxhimit të krizave janë në gatishmëri të vazhdueshme për të aktivizuar kërkesën e shtabit.

“Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave e udhëzoi QMK-në të përgatisë kërkesa për mbështetje nga Ushtria për të siguruar forcat e nevojshme tokësore dhe forcat ajrore që të jenë plotësisht të përgatitur për nevojat e shuarjes së zjarrEVE në rast nevoje dhe në këto ditë kur kemi heshtje dhe ndërprerje të plotë të zjarrit”, tha ai.

Bojarovski gjithashtu theksoi se Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin duhet të jetë e përgatitur me ekipe për shuarjen e zjarreve në hapësirë ​​të hapur, ndërsa MPB-ja, përmes sektorit të policisë pyjore përmes shërbimeve inspektuese kompetente të kryej kontroll të rregullt në drejtim të mbrojtjes dhe parandalimit të zjarreve të shkaktuara në hapësirë të hapur dhe nëse shkaktohen.

Ai gjithashtu porositi edhe NP Pyjet Kombëtare të vazhdojnë me organizimin dhe realizimin e një kujdestarie 24 orëshe për zjarret tashmë të lokalizuara dhe patrullë ku mund të ndodhin, ndërsa njësitë e vetëqeverisjes lokale të vazhdojnë ta vëzhgojë dhe monitorojnë në mënyrë aktive terrenin dhe situatat, ndërsa nëse e nevojshme të ndërhyjnë me shuarjen e zjarreve në territoret e komunave.

Related posts

AlternAtivA: Të shtyhet për një muaji fillimi i vitit shkollor

Z H

Mediat maqedone / Hristijan Kostov do jetë ministër i shëndetësisë?

D V

Sela dhe Taravari takohen me kryetarin e nënkryetarin e Pan-Albanian American Congres

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com