Qoku: Ali Ahmeti, në një nga përgjimet, ato bombat e Zaevit, dëgjohet se si është angazhuar për miratimin e Zajednicës në Kosovë

nga Redaksia

Shkup, 8 prill – Kandidati për deputet i VLEN, Bekim Qoku ka drejtuar akuza ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ali Ahmeti, në një nga përgjimet, ato bombat e Zaevit, dëgjohet se si është angazhuar për miratimin e Zajednicës në Kosovë.
Aliu mbështetës i flaktë i projektit serbomadh Ballkani i Hapur bërtet nëpër tubime “Rroftë populli serb”, kurse Bujari i tij sjell Lavrovin në territor të NATOs, kur shumica e shteteve perëndimore ia mohuan edhe hapësirën ajrore. Bujari që nuk ka vizituar kurrë Kosovën as si ministër i jashtëm e as si kryesues i OSBE-së, megjithëse pati akt terrorist nga ana e Serbisë me çka u kërcënua siguria rajonale. Koalicioni i frontit proserb i drejtuar nga Ali Ahmeti duhet të ndëshkohet me votë shqiptare në 24 prill dhe 8 maj”, theksoi Bekim Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More