Qoku: Maqedonia e Veriut dhe Kosova po ngrenë nivelin e raporteve të mira fqinjësore

nga D V

Shkruan: Bekim Qoku

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet në vizitë zyrtare nga KM i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski. Kjo është vizita e parë që i bëhet qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut nga një kryeministër i një shteti të huaj.

Dhe s’ka as pse të ishte ndryshe. Në Maqedoninë e Veriut jetojnë statistikisht rreth 30% shqiptarë, aq shqiptarë sa ka edhe përbërja e qeverisë së shtetit. Duhet të jetë krejt e natyrshme që këto shtete të kenë raporte jo vetëm të mira, por të shkëlqyeshme. Ashtu siç ka raporte natyrshëm të mira Zvicra me Italinë, Gjermaninë dhe Francën për shkak të përbërjes së komuniteteve gjuhësore që i ka. Po njëjtë siç ka Kanadaja me Francën, Belgjika me Holandën etj.

Mohimi i këtij fakti, mosrespektimi i lidhjeve historike dhe kulturore të popujve që jetojnë në të dyja shtetet, çon në mënyrë të pashmangshme në situata të pakëndshme me pasoja të padëshirueshme për askënd.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova po ngrenë nivelin e raporteve të mira fqinjësore.
Takimi i ditës së hënë duket edhe nga jashtë se u zhvillua në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Janë trajtuar tema konkrete dhe pragmatike që do thellojnë bashkëpunimin dhe rrisin mirëqenien e dy vendeve, ndërsa nuk është biseduar për folklorizma që kanë qenë tema të shpeshta të së kaluarës.

Urojmë që sa më shpejtë të realizohet edhe mbledhja e të dyja qeverive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More