Qosja: T’i bindim të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria e Kosova! Vlerat europiane t’i bëjmë tonat para integrimit

Akademiku Rexhep Qosja thotë se duhet shumë punë nga politika, në Shqipëri e Kosovë, për të bindur njerëzit, sidomos të rinjtë, që të mos largohen nga dy shtetet shqiptare. “Në strukturat tona politike i kanë shumë të shpeshta “vlerat dhe standardet europiane”. Mirë, dakord. Por shumë më e rëndësishme se kjo është të mendojmë si ato standarde t’i sjellim në jetën tonë.

 

Para se të hymë në BE të përpiqemi t’i bëjmë pjesë të vlerave e standardeve të jetës sonë. Kjo është me shumë rëndësi”, u shpreh ai në një intervistë ekskluzive për A2 CNN. “Dhe ajo që po ndodh, kapja prej shtetit e sistemit të drejtësisë. Drejtësia nuk është drejtësi si duhet të jetë, është e kapur prej njerëzve të pushtetit.

Është drejtësi, në radhë të parë e tyre. Ata e urdhërojnë, e komandojnë. Ajo drejtësi e tyre, sjell shumë padrejtësi. As dinjitetet e njerëzve nuk trajtohen të barabarta”, tha ai.

Related posts

Astrit Patozi reagon: Mark Marku shpëtoi Kuvendin e PD

R Zh

Reforma në drejtësi ende e pa përfunduar/ Qindra prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë kaluar procesin e vettingut

N E

Berisha: Rama dhe Vuçiç po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More