Shqipëri

“QSUT ishte pazar”! Ish-ministri i Shëndetësisë i kthehet Ramës: Po fsheh “masakrën” në farmaceutikë!

Zhurnal Ads

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, reagon pas deklaratave të kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, se “QSUT më parë ishte pazar, bliheshin patate e të brendshme grash”.

Shehu shkruan në “Facebook” se Rama kërkoi të fshehë “masakrën” në farmaceutikë, duke “bojatisur” godinën e Agjencisë së Barnave.

https://www.facebook.com/TritanShehu/posts/3259845837404196

Reagimi i Shehut:

Rama kerkoi te fshehe “masakren” ne farmaceutike duke “bojatisur” godinen e Agjensise se Barnave!
Tashme me ate masaker dhe “mafien” e farmaceutikes duhet te merret SPAK.

Cfaqja e sotme me rikonstruksionin e godines se asaj Agjensie, e vetmja ne Europe e pa akredituar, jashte kerkesave profesionale, kur cilesia e siguria e medikamenteve ne qarkullim tek ne, vecanerisht per zgjedhjet e para te listes eshte larg standarteve europiane, propagande boshe. Dhe kjo per listen me te shkurter e perqindjen me te ulet te rimbursdimit te atyre medikamenteve ne Kontinent, pavaresisht genjeshtrave si dhe te sot per “shendetesine falas”.

Kjo agjensi mbetet vetem nje “zyre” e Ministrise, pa bashkepunim me agjensite si motra e EMA per rregjistrimet, farmakovigjilencen, efektet anesore, politikat medikamentoze te tregut etj, e qe nuk publikon on line as cmimet CIF te barnave apo dhe disa “leje”.

Pra nuk jane “vetradat” qe mund te bindin kompanite e medha te mirenjohura te mos largohen nga tregu i yne sic po ndodh e te garantohet cilesia e barnave a materialeve ne nivelin europian, por do te jene:

—Baza e sigurise medikamentoze do te jete Ligji i ardheshem i bazuar te koncepti se “cilesia e siguria eshte paresore” e sanksionuar me divizen europiane “Liberalizim i kontrolluar”, pikerisht per te mbushur tregun me barna te origjines se sigurte te standarteve EMA, FDA etj te barazvlefshme e jo me medikamente te dyshimta.

—Siguria medikamentoze do te mbeshtet mbi “Vigjilencen farmaceutike”, me sistemin “Track and Trace” per te eliminuar importet paralele, “fake druges” etj, me detyrimin edhe te prodhuesve e operatoreve vendas per tu pajisur me certifikim nderkombetar per standartet europiane te GMP, GDP, GFP, etj, “molle” te ndaluara keto per ate Agjensi!

— Ajo do te lidhet me kualifikimin e personelit, goditjen e korrupsionit, bashkeveprimin me agjensite europiane, transparencen etj, deri me zgjerimin e listes se rimbursimit e rritjen ne vlere te tij, etj.
Kjo Qeveri, qe me ndryshimet ligjore te 2014 “shqeu portat” e me mekanizma te rrezikshem shkaterroi sigurine medikamentoze ne vend duke i hapur rrugen “kriminalizimit” te farmaceutikes, rrenoi elemetet sociale, sot kerkon te mashtroje shqiptaret me disa “bojra e pasqyra”, ashtu si kolonet silleshin me indigjenet dikur.

Ne fakt gabon, te gjithe e njohin realitetin e farmaceutikes sone, por qe me Qeverine Basha do te ndryshoje rrenjesisht!

Postime të ngjashme

Studentët sërish në protestë, Qeraxhi: Vetëm për shtatorin janë paguar 2.8 mln euro për banesa me qira

Z H

Tjetër vetëvrasje! 64-vjeçari në Patos i jep fund jetës duke u vetëvarur

admin

16 ditë në grevë/ Gratë në Ballsh: Do dalim vetëm pasi të kemi marrë pagat

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...