Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Quçuk: Besoj se BE do ta konfirmojë perspektivën e qartë për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 18 maj – Besoj se BE do ta konfirmojë perspektivën e qartë për Ballkanin Perëndimor në Samitin e qershorit. Këtu është e rëndësishme rajoni të përfshihet në mënyrë aktive në konferencën për të ardhmen e BE-së. Nga kjo përfitim më të madh do të kenë të rinjtë, tha midis tjerash eurodeputeti bullgar, Ilhan Quçuk, raportues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian sonte në ditarin e TV Sitell, i pyetur se çfarë mund të presim nga Samiti i BE-së në qershor.

I pyetur çfarë pasojash mund të ketë ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për rajonin, BE-në dhe të dyja vendet, ai u përgjigj – shumë të rënda. Vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të shkojnë në paketë, të stimulohen reformat, ndërsa nga ana tjetër të jepet perspektivë e qartë për të gjithë rajonin.

Nga ky kontekst humbin të gjithë, tha Quçuk, edhe Maqedonia e Veriut edhe Republika e Bullgarisë dhe vetë BE. Ka deficit të besimit, potencoi dhe prandaj, vlerësoi, duhet të kthehemi ndaj ajo që e krijon besimin, ndërsa ajo është Marrëveshja e vitit 2017.

Sipas eurodeputetit Quçuk, raportues për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, komunikimi midis dy vendeve duhet të vijojë edhe midis organizatave joqeveritare, përfaqësuesve intelektualë, Universitetet, agjencitë e lajmeve, që të mundemi, siç tha, të njoftohemi me njëri-tjetrin.

Postime të ngjashme

Marihuana në malin e Tetovës, paraburgosen tre shkupjanët!

Dafina Vidishiqi

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...