Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Quçukov: Me bllokadën Sofja shkakton ndjenja antibullgare dhe izolohet në BE

Sofje, 9 nëntor, zhurnal.mk – Bllokimi i integrimit evropian të Shkupit mund ta vendosë Sofjen në izolim në BE dhe të shkaktojë ndjenja të forta antibullgare në Maqedoninë e Veriut, konsideron diplomati bullgar dhe drejtor i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ljubomir Kuçukov.

“Jam skeptik ndaj vetë idesë për bllokim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, sepse kjo plotësisht është në dobi të maqedonizmit dhe gjeneron shumë ndjenja serioze antibullgare te fqinji ynë dhe e vendos Bullgarinë në izolim ndërkombëtar – në suaza të Bashkimit Evropian dhe në rajon. Hapi i këtillë e komprometon edhe prioritetin e Bullgarisë gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së për eurointegrim të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Qupukovi për BNR.

Ai konsideron se me bllokimin për në BE do të bllokohen edhe relacionet midis të dyja vendeve, që është element negativ, ndërsa keqkuptimet në marrëdhëniet dypalëshe thellohen me retorikën e ashpërsuar politike. Zgjidhja, sipas tij, duhet të kërkohet përmes dialogut, edhe pse për momentin dialogu në nivel diplomatik është jashtëzakonisht i vështirë.

Lidhur me marrëveshjet e Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe me Bullgarinë thotë se janë të ndryshme në mënyrë radikale dhe nuk munden të bëhen paralele.

“Greqia përpiqet të dëshmojë se nuk ka asgjë të përbashkët me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ne përpiqemi të tregojmë se gjithçka kemi të përbashkët, ndërsa ky është një proces, sepse bëhet fjalë për ndryshim të vetëdijes së njerëzve”, thotë Quçukovi. problemet me Greqinë përfundojnë me nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa zgjidhja e problemeve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut fillon me nënshkrimin e marrëveshjes”, thotë Ljubomir Quçukovi.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...