Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Quebecu parashikon ndalimin e shitjes së veturave me motor termik në 2035

Montreal, 18 nëntor – Shitja e veturave të reja me motor termik do të ndalohet në Quebec më 2035, njoftoi dje qeveria e rajonit kanadez, që parashikon elektrifikimin e transportit për të reduktuar gazin me efekt serrë.

“Është realiste të parashikosh vitin 2035”, deklaroi François Legault, kryeministër i rajonit tëdytë më të populluar të Kanadasë duke zbuluar një plan për reduktimin me 37,5% të emetimeve të gazit me efekt serrë (GES) të Kebekut deri në 2030 në raport me nivelin e tyre të vitit 1990.

Kështu Kebeku bashkohet me radhët e Kalifornisë në Amerikën e Veriut, e cila kohët e fundit vendosi të njëjtin vit për të ndaluar shitjet e makinave të reja me motorë termikë.

Në Europë, disa vende që kanë njoftuar synime të ngjashme për 2025 (Norvegji), 2030 (Suedia dhe Danimarka në veçanti) ose 2040 (Franca dhe Britania e Madhe).

Quebec planifikon të investojë 6,7 miliardë dollarë kanadezë (4,3 miliardë euro) gjatë pesë viteve të ardhshme si pjesë e synimeve të tij për zvogëlimin e gazeve serrë deri në 2030/AFP.

Postime të ngjashme

Ford prezanton veturën e re, emërtimin ia dhanë fansat

Dafina Vidishiqi

Alfa Romeo planifikon të prodhojë “GTV elektrike”

Dafina Vidishiqi

Auto-shkolla në Dubai që u mundëson kandidatëve të mësojnë ngasjen e veturës me Lamborghini dhe Rolls-Royce

Dafina Vidishiqi

Jeep feston ditëlindjen e 80-të

Dafina Vidishiqi

Sa është më e fuqishme Teslas Plaid sesa veturat me benzinë?

Dafina Vidishiqi

Ken Block shet Ford Hoonitruckun për një milion dollarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...