Maqedoni TOP LAJM

Qullavkova: Nëse heqim dorë nga e kaluara jonë, Bullgaria mund të thotë se jemi minoritet bullgar

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Nëse heqim dorë nga e kaluara jonë, jo vetëm që do të mbetemi pa rrënjë, do të lëshojmë rrugë për Bullgarinë të thotë se jemi minoritet bullgar e cila në rrethana historike është ndarë nga Jugosllavia, thotë Katica Qullavkova nga ASHAM, transmeton Zhurnal.

Sipas Qullavkovës, është e pakuptimt të kërkohet vetë ta shlyejmë të drejtën shtetformuese, origjinën dhe identitetin të cilët janë baza e kësaj origjine.

“Ne në thelb dhe de fakto nuk kemi qenë popull i njejtë, ne kemi qenë dy popuj fqinjë të cilat si shuml popuj tjerë ishin bashkë në përbërjen nga mbretëritë të mëdha”, thotë ajo.

Qullavkova komentoi dhe Marrëveshjen e Prespës e cila sipas saj e kemi shlyer historinë me atë që u pajtuam se nuk kemi asgjë me antikën.

“Ka pasur apo jo, ne kemi të drejtë të hulumtojmë sepse jemi pjesë nga ai territor dhe me shumë mundësi popullatë, kemi të drejtë të thirremi në atë dhe ta mbrojmë etj”, tha Qullavkova.

Postime të ngjashme

Qeveria në mesditë do të mbajë seancë konstituive

Z H

Carovska: Me hapjen e kopshteve dhe nga 1 Tetori të shkollave, ka mundësi të ndryshohet fotografia epidemiologjike

T E

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...