Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Qytetarët apo Qeveria të punojë si në Zvicër?

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator, zhurnal.mk – Të ardhurat mujore nuk janë metoda e vetme me të cilën matet standardi jetësorë i qytetarëve. Nevojiten një varg segmentesh të zhvillohen në kontinuitet, që të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve. Kuptohet që për jetë më të mirë nevojitet qytetarët të kenë financa më të larta, por kjo mund të mundësohet vetëm për rezultate ekonomike të shtetit, që dalin nga funksionimi i suksesshëm i biznesit, por dhe nga një qeverisje e përgjegjshme e funksionarëve që kanë marrë përsipër të u shërbejnë qytetarëve.

Kryeministri Zaev në një takim me sindikalistët ditë më parë u shfaq i nervozuar duke thënë se nëse dëshirojnë qytetarët paga më të larta si në Zvicërr atëherë ata duhet të punojnë si në Zvicërr.

Por ai nuk përmendi edhe dukuri tjera që e karakterizojnë Zvicrrën në krahasim me vendin tonë, si psh sundimi i përpikt i ligjit, transparenca e funksionarëve, moskeqpërdorimi i mjeteve shtetërore e shumë të tjera.

Kur Zaev thotë se qytetarët duhet të punojnë sikur zvicërranët, këtu pajtohemi, por edhe politikanët duhet të sillen sikur politikanët në Zvicërr, thotë profesori universitar, Jove Kekenvoski.

Sipas tij Maqedonia e Veriut është shumë larg asaj që thotë Zaev sepse politikanët nuk sillen sikur politikanët zvicerran, gjegjësisht të mos jenë të kriminalizuar, të mos vjedhin nga shteti etj.

“Më saktësisht, të mos jenë të kriminalizuar, të mos vjedhin nga shteti, të i shërbejnë shtetit, dhe tjetra është që të heqin dorë nga gjitha privilegjet dhe benificionet që i sjell funksioni. Të mos flas për marrje të tenderëve nga shteti, të japin mjete buxhetore familjarëve, miqve, kompanive të tyre etj. Domethënë sikur në Zvicërr po, por atje nëse politikanët vijnë në një situatë të tillë, ajo është keqpërdorim klasik i funksionit dhe nuk duhet dikush ti thotë që duhet të ikë por ai vetë ikë kur gazetarët atë do ta zbulojnë”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Jove Kekenovski.

Nga ana tjetër, Mirjana Najçevska, aktiviste, për Zhurnal ka deklaruar se çështja lidhur me të drejtat e punëtorëve nuk është vetëm te pagat, por është edhe në jetën e dinjitetshme.

Sipas saj punëtorët tonë nuk kanë mjete elementare për jetë elementare të dinjitetshme.

“Pastaj nuk kanë mbrojtje adekuate, në përqindje te ne është numri shumë i madh të atyre që vdesin ose lëndohen në vendet e punës, shumë është lehtë të të largojnë, edhe atë pikërisht aty ku janë edhe pagat më të ulëta. Nuk kanë mbrojtje të vërtetë edhe atëherë kur ka organizim sindikal, mirëpo në shumë vende nuk ka as edhe organizim sindikal. Dhe nëse e shikojmë programin e Qeverisë, do të shihet se ajo është e orientuar drejt mbrojtjes të biznesit të madhe e jo në mbrojtje të qytetarëve dhe të punëtorëve. Nuk ka asnjë fjalë për përgjegjësinë të biznesit të madh drejt komunitetit, dhe nuk ka asnjë fjalë për uljen e vërtetë të privilegjeve të funksionerëve të lartë dhe drejtorëve”, ka deklaruar për Zhurnal, Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut.

A do të merren vesh Qeveria dhe sindikalistët rreth harmonizimit të të drejtave të punëtorëve? Ata ditë më parë në takimin e përbashkët i shqyrtuan qëndrimet e tyre të kundërta. Se ka dallime mes tyre pohon edhe kryeministri Zoran Zaev. Kryetari i sindikalistëve, Darko Dimkovski nga Qeveria kërkoi për klasën punëtore fundjavat të jenë të lira, por kryeministri Zaev me kundërpërgjigje – nëse duam të jemi si Zvicra, duhet të punojmë.

“Duam paga zvicerane, atëherë duhet të punojmë si në Zvicër. Duam rroga më të larta, atëherë duhet të kemi produktivitet më të madh të punës. E shihni se kemi qëndrime të ndryshme me Sindikatën, ata kërkojnë që e shtuna dhe e diela të jenë ditë jopune, kurse ne themi e diela, sepse produktiviteti duhet të funksionojë me të gjitha mekanizmat prodhues”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ndryshe, sipas statistikës shtetërore paga mesatare në vend është mbi 25 mijë denarë, por qytetarët shprehen se kjo është vetëm në letër ndërsa realiteti është krejt ndryshe. Ndërsa llogaritjet e Sindikatës janë se një familjes katër-anëtarëshe për t’i mbuluar nevojat personale i nevojiten 32,500 denarë. Krahasuar me standardin e qytetarëve nga vendet- anëtare të BE-së, standardi i Maqedonisë së Veriut është vetëm një e treta e asaj që ata e kanë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

BDI propozon që seancat parlamentare mbahen online

E.E.

Presidenti Pendarovski do të ketë fjalim në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Z H

Lufta kundër ndotjes së ajrit me qasje shpërfillëse

E.E.

Panovski: Reziku nga Covid 19 në shkolla do bëhet më i madh kur do ketë ndotje të ajrit

T E

Vazhdon gjykimi për “Lidhjen ndërkombëtare”

E.E.

Suedia nuk njeh lejet e vozitjes së Maqedonisë, mërgimtarët nisin peticion

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...