Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qytetarët “borxhlinjë” të pakomromis, as pandemia se ndalë rritjen e kredive

Shkup, 21 janar – Depozitat në dhjetor shënojnë rritje në nivel mujor prej tre për qind, ndërsa kreditë 1,1 për qind. Në bazë vjetore rritja arrin 5,9 për qind te depozitat dhe 4,7 për qind te kreditë, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore, shkruan Zhurnal.mk

Rritja e depozitave në dhjetor, sipas të dhënave, është nën ndikim të rritjes edhe te popullata dhe ndërmarrjet, por me pjesëmarrje pak më të madhe të sektorit korporativ. Në nivel vjetor, sërish, rritja e depozitave është shënuar te të dy sektoret, por më i shprehur është te amvisëritë. Te kreditë, të dhënat tregojnë se rritja në nivel mujor në dhjetor i detyrohet kreditimit të rritur të sektorit koorporativ, ndërsa në nivel vjetor të rritjes më të madhe kontribut ka pasur sektori i amvisërive.

Në dhjetor te depozitat e tërësishme të sektorit korporativ është shënuar rritje në bazë mujore prej 5,8 për qind. Ndryshimi i lartë në pjesën më të madhe del nga rritja e parave depozituese, gjatë rritjes më të vogël edhe te depozitat afatshkurte dhe afatgjate në valutën e huaj dhe rënie e realizuar te depozitat afatshkurte dhe afatgjate në denarë. Në nivel vjetor, depozitat janë më të larta për 10,1 për qind, si rezultat i rritjes së parave depozituese dhe depozitat në valutë të huaj (afatshkurte dhe afatgjatë), me ç’rast është shënuar rënie te depozitat afatshkurte dhe afatgjate në denarë.
Kreditë në sektorin korporativ, në dhjetor shënojnë rritje mujore prej 1,9 për qind, të cilat gjatë rritjes së kredive në të dy valutat, në pjesën më të madhe i detyrohen rritjes së kredive në denarë. Duke analizuar në bazë vjetore, kreditë e sektorit korporativ janë rritur për 1,1 për qind, tërësisht nën ndikim të rritjes së kredive të miratuara në valutë të huaj, gjatë rënies së shënuar te kreditë në denarë.
Depozitat e tërësishme të amvisërive, në dhjetor kanë rritje për 2,3 për qind në krahasim me muajin paraprak. Rritja kryesisht i detyrohet rritjes së parave depozituese, gjatë rritjes së realizuar më të vogël edhe te komponentet tjera, përveç te depozitat afatgjate në denarë të cilat shënojnë rënie. Në bazë vjetore, rritja depozituese arrin 4,6 për qind dhe tërësisht i detyrohet parave më të larta depozituese dhe depozitave afatshkurte në valutë të huaj, gjatë rënies së shënuar te komponentet tjera.

Kreditë e tërësishme të amvisërive, në dhjetor janë më të larta për 0,4 për qind në nivel vjetor, në tërësi për shkak të rritjes së kreditimit në valutë të huaj. Duke shikuar në nivel vjetor, kreditimi i amvisërive shënon rritje prej 8 për qind, si rezultat i rritjes së kredive në të dy valutat, e cila më e shprehur është te kreditë në denarë.

Duke analizuar sipas qëllimit të kredive të miratuara të personave fizik, te kategoritë më të përfaqësuara – kredi banesore dhe konsumatore, është shënuar rritje mujore prej 0,5 për qind dhe 1,9 për qind në mënyrë adekuate, si dhe rritje vjetore prej 6,9 për qind dhe 13,6 për qind, në mënyrë adekuate. Kreditë automobilistike realizuan rënie mujore dhe vjetore prej 2,6 për qind dhe 10,9 pë qind, ndërsa kreditë e miratuara të kartelave kreditore janë më të ulëta për 1,6 për qind dhe 6,1 për qind, në nivel mujor dhe vjetor.

Në dhjetor, saldot negative të llogarive rrjedhëse shënojnë zvogëlim mujor dhe vjetor prej 9,9 për qind dhe 5 për qind. Kreditë e miratuara në baza tjera, këtë muaj, janë më të larta për 0,3 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa në bazë vjetore janë zvogëluar për 6 për qind. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Ali Ahmeti për herë të parë në Meçkin Kamen

R Zh

Edhe 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuha shqipe ende nuk gjen zbatim të plotë

R Zh

“Nuk ka dhe nuk duhet të ketë alternativë tjetër pos BE-së”

Z H

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...