Shkup, 13 dhjetor – Meqë jemi në muajin dhjetor edhe brengat e qytetarëve janë rritur, pasi muajt e dimrit thuhet që janë muaj për të pasurit. E duke marrë për bazë gjendjen ekonomike të qytetarëve tanë ku shumica dërrmuese janë të zhytur në varfëri nuk do mend që aktualisht po përballen me vështirësi për përgatitjet dimërore. E që përgatitjet më të mëdha bëhen për ngrohje. Por, institucionet e shtetit, më saktësisht Ministria e Ekonomisë, e udhëhequr nga Besar Durmishi ka ndërmarrë masa konkrete duke treguar kujdes për qytetarët kanë përgatitur shportën e “Vitit të Ri”, me çka kanë paralajmëruar ulje të çmimeve të produkteve bazë, shkruan Zhurnal.
VLEN: për herë të parë sjellë “shportën e Vitit të Ri” për t’i ndihmuar qytetarët!
Nga koalicioni VLEN që janë përfaqësues të shqiptarëve në këtë përbërje qeveritare kanë thënë se ata kujdesen që qytetarët e vendit të kenë shpenzime më të ulëta pikërisht gjatë kohës së festave. Për këtë arsyeje VLEN për qytetarët sjellë dhuratën më të mirë për festat e fundivitit “Shportën e Vitit të Ri”.
Në uljen e çmimeve janë përfshirë produktet themelore ushqimore nga grupe të ndryshme të produkteve. VLEN po kujdeset që çmimet e produkteve bazë të jenë më të lira gjatë festave të fundvitit, duke vendosur edhe standarde të reja të kujdesit për qytetarët. Që me automatizëm çrrënjosim metodat e prapështa të instaluara nga BDI kur talleshin me qytetarët. Ndihmë e konsideronin uljen e çmimit të mishit të delfinit, këtë e bënte Kreshnik Bekteshi nga BDI. Mbase, e kanë ndihmuar veten, sepse qytetarët e zakonshëm vështirë e rrallë herë për të mos thënë asnjëherë “atakoheshin” me mish delfini.
Përmes “Shportës së Vitit të Ri” qytetarët tanë do të kenë tavolina më të mbushura gjatë festave që po na presin. Lista e produkteve më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë për qind.
Shporta konsumatore e Vitit të Ri është një ulje aksioni e çmimeve të produkteve të caktuara ushqimore, që do të jetë e vlefshme një muaj, respektivisht në periudhën nga 15 dhjetori i vitit 2024 deri më 15 janar të vitit 2025, në një kohë kur përputhen disa festa. Grupet e produkteve u përmblodhën në Listën e produkteve ushqimore duke përfshirë më shumë se 650 produkte, të ofruara nga gjithsej 59 kompani, prodhues dhe shpërndarës. Produktet në listë që do të ofrohen në raftet e zinxhirëve tregtarë do të shënohen me afishe dhe logo “Më pak harxhime, më shumë për ty”.
Sa ndihmon kjo qytetarët?
Kur analizojmë në detaje atë që ofron kjo masë nuk është ndihmë e realt dhe e mjaftueshme për qytetarët. Sqarojmë është e nevojshme për nuk përmbush nevojat tjera bazike të qytetarëve. Sepse, gjëja kryesore për të cilën brengosen qytetarët gjatë këtij sezoni të ftohtë është nxehja e amvisërive të tyre.
Përkundër ditëve festive, ne përkujtojmë se kjo ulje e çmimeve kursen xhepat e qytetarëve, por sërish është e pamjaftueshme karshi shpenzimeve tjera të larta. Pra, për një natë feste në ndërrimin e moteve nuk duhet të mbulohen vështirësitë tjera të përditshme.
Prandaj, qeveria më saktësisht Ministria e Ekonomisë duhet të ndërmarrë edhe masa të tjera përmes të cilëve mund t’ia lehtësojnë edhe më shumë qytetarëve këtë periudhë dimërore. Alternativa të tilla ka me bollëk, bie fjala mund të shpërndajnë vauçere të posaçme për blerje të drunjve, apo edhe përgjysmim të faturave elektrike. Kjo gjë mbase ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarët. Dhe, kjo ndihmë është më e prekshme.
Nuk duhet të harrojmë, që shporta minimale sindikale tashmë ka kaluar 1 mijë euro në muaj për një familje katër anëtaresh, derisa paga minimale ka stagnuar në vend. Kjo ndikon dukshëm në thellimin e diskrepancës mes të ardhurave dhe shpenzimeve, me çka e bënë edhe më të vështirë mbijetesën në këtë vend. /Zhurnal.mk