Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Qytetarët e Gjilanit nga sot mund të kryejnë testet PCR në Qendrën rajonale të IKSHPK-së në këtë komunë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga sot testet PCR mund të kryhen pranë Qendrës rajonale të IKSHPK-së në Gjilan.

Zemaj këto komente i bëri pas pjesëmarrjen në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në këtë qendër së bashku me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Pajisja për teste PCR, tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni, mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat tjera për teste. Projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1.752.210 euro”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan.

Nga sot, testet PCR mund t’i kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKShPK-së në Gjilan, kështu, vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke u afruar edhe më pranë qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK. Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie.

Pajisja për teste PCR, tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni, mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat tjera për teste. Projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1.752.210 euro.

Postime të ngjashme

Ambasada amerikane thirrje për vaksinim: Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta

D V

PDK sot në orën 16:00 zgjedh Kryesinë e re të partisë

D V

Qendra “Woodrow Wilson”: Të liberalizohen vizat për Kosovën, Franca dhe Holanda duhet të heqin dorë nga kundërshtimi

D V

Pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në 90 minuta

D V

112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme

D V

Situata me zjarret, raporti i Policisë së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...