Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Qytetarët e Maqedonisë ankohen për rritjen e vazhdueshme të çmimeve

Jeta e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Enti Shtetëror i Statistikave në pesë muajt e parë të këtij viti ka regjistruar rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës dhe çmimeve të produkteve. Rritja më e madhe ishte në maj, kur kostoja e jetesës është rritur për tre përqind, ndërsa çmimet e produkteve për 3.9 përqind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Perimet, pemët, vajrat, shërbimet mjekësore dhe lëndët djegëse të lëngshme të përdorura nga amvisëritë kanë shënuar rritje më të madhe. Qytetarët thonë se fitimet mujore nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat themelore.

“Kam pension 11 mijë denarë, nuk mjafton për asgjë, këtu nuk ka më asgjë. Çdo ditë është keq e më keq për të rinjtë, nuk ka fabrika, nuk mund të marrësh asgjë”.

“Është shtrenjtuar vaji, cigaret. Pensioni i vogël nuk mund t’ia dalim, mjerim, vetëm do kaloni. Pagat dhe pensionet u ulën edhe vitin e kaluar.”

“Marr pension si ndihmë sociale prej 12 mijë denarësh, jo më shumë. Pres që çmimet të rriten. Ne duam Evropën, e në Evropë ka disa gjëra më të lira se këtu.”

Nga Banka Popullore thonë se rritja globale e çmimeve është e përkohshme dhe stabilizim të çmimeve mund të priten në gjysmën e dytë të vitit.

“Në vitin 2020 pritet ulje thuajse të të gjitha çmimeve të produkteve elementare nëpër tregjet globale, çmimit të naftës dhe çmimit të ushqimit, ka më shumë analiza për uljen e çmimit të ushqimit që mund ta hasim në pjesën e dytë të këtij viti, diç që ende nuk është inkorporuar në projeksionet”.

Edhe nga Ministria e Ekonomisë parashikojnë ulje të mundshme të çmimeve në shtator.

“Rritja e çmimeve në bursat botërore të produkteve elementare që janë lëndë e parë bazike për prodhimtari, në mënyrë të ndërlidhur ndikon në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera. Gjendja e këtillë pritet të stabilizohet me rendimentin e ri që do të ofrohet nëpër bursat e botës nga shtatori”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Raporti i fundit i Organizatës së ushqimit pranë OKB-së tregon se në muajin maj çmimet e ushqimit në botë janë rritur për 27%, që është rritje rekord në dhjetë vitet e fundit. Si arsye për rritjen e çmimeve janë ndërprerjet e prodhimtarisë për shkak të pandemisë, thatësia dhe kërkesa e rritur që i ka zvogëluar rezervat e produkteve.

Postime të ngjashme

Çadezh: Në Shkup fillojmë epokë të re të bashkëpunimit ekonomik dhe politik

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

Finance Think: Fokusi nevojitet të vendoset në efikasitetin e shpenzimeve

Z H

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...