Maqedoni TOP LAJM

Qytetarët e Maqedonisë do të mund të kalojnë transit nëpër Kosovë pa PCR test

Zhurnal Ads

Shkup/Prishtinë, 26 shtator – Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e PCR testit negativ për kalim transit nëpër territorin e Kosovës. Qytetarët të cilët frekuentojnë nga një pikë kufitare tokësore për një pikë tjetër, obligohen që të nënshkruajnë vetëm deklaratë se brenda 3 orësh do të lëshojnë territorin. Ata të cilët duhet të dalin nga pika kufitare përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” duhet të paraqesin biletën e udhëtimit. Testi mbetet obligativ në rast se shtetas jo të Kosovës duan të frekuentojnë në territorin e Kosovës.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës: “Test PCR negativ nuk kërkohet për:
Shtetasit e vendeve të huaja të cilët kalojnë nga një pikë kufitare në pikë tjetër tokësore ose ajrore Për transportuesit profesionistë (vozitësit) Për transportet e organizuara publike me linja të rregullta ndërkombëtare tranzituese”.

Të hënën heqjen e PCR testit negativ do ta diskutojnë edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë. Burime nga Komisioni për Sëmundje Infektive tregojnë për Alsat se në mbledhjen e parë të javës së ardhshme Qeverisë do t’i rekomandohet heqja e testit. Ky vendim i tyre vjen pas reagimeve të shumta në opinion por kërkesës së Odave Ekonomike nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova të cilat kanë adresuar shqetësimet e tyre nëpër Qeveritë e dy vendeve dhe përfaqësitë diplomatike për shkak të humbjeve të mëdha ekonomike.

Postime të ngjashme

Zaev-Geer: Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të operacionalizuar vendimin historik të BE

XH,I

Në Sofje sot mbahet Samiti për Ballkanin perëndimor, kryesojnë Shkupi dhe Sofja

Z H

Dimitrov: Rumania ka interes natyror për integrimin evropian të rajonit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...