Agjencia Zhurnal.mk

Qytetarët e Maqedonisë kanë shpenzuar 69,4 milion euro në internet në gjashtë muajt e parë të vitit

Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Në gjysmën e parë të vitit, qytetarët me kartela pagesore vendore kanë shpenzuar 69,4 milion euro ndaj kompanive të Maqedonisë së Veriut të cilët shesin onlajn në vend që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritje prej 113,5 për qind, tregojnë të dhënat e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë.

Këto, siç vlerësuan sot nga Asociacioni, janë të dhëna që mjaft flasin për trendin “e-tregti” dhe duhet të shërbejë si motivim për bizneset ta shfrytëzojnë këtë modul dhe të transferohen drejt onlajn pagesës. Përveç kësaj do të kenë mundësi më shpejtë të adaptohen në ndryshimet nga Kovid-19 dhe të fitojnë blerës dhe tregje të reja, ata me e-pagesën do t’i automatizojnë proceset dhe direkt do të kontribuojnë drejt zvogëlimit të ekonomisë gri.

Në periudhën e blerjes onlajn të rritur kur shifrat e të dhënave të Bankës popullore të RMV-së tregojnë 36 për qind rritje të onlajn transaksioneve dhe rritje drastike të e-dyqaneve të reja në shtetin tonë, nga Asociacioni për e-tregti të Maqedonisë thonë se vazhdojnë me edukimin e gjithë atyre që duan të njoftohen me e-tregtinë përmes ueb platformës ecommerce4all.mk përmes lansimit të modulit për e-pagesë.

Moduli i përmban të gjitha informatat për e-pagesë në një vend, ku detajisht është sqaruar procesi i një transaksioni onlajn me çka tregohet në sigurinë e gjithë procesit, por janë treguar edhe oferta dhe mundësitë të cilat ofrohen nga bankat vendore për implementim të onlajn pagesës.

“Gjatë hartimit të problemeve për zhvillim të e-tegtisë, si një nga problemet i cili u paraqit ishte edhe informimi i pamjaftueshëm për mundësitë të cilat ofrohen gjatë implementimit të procesorit pagesor në RMV. Duke e marrë parasysh këtë, si dhe numrin e rritur të transaksioneve të cilat bëhen përmes internetit lansuam modul të ri të platformës edukative falas e cila ka për qëllim t’i njoftojë të gjithë qytetarët për sigurinë gjatë blerjes onlajn nga njëra anë, por edhe t’i informojë bizneset për procesin dhe ofertën e implementimit të e-pagesës nga ana tjetër”, thonë nga Asociacioni për e-tregti të Maqedonisë.

Ata përmes internet platformës “ecommerce4all.mk“ edukojnë për shitje dhe blerje të sigurt dhe legale onlajn, zvogëlim të ekonomisë gri, rritje të konkurencës të e-tregtarëve ekzistues dhe hapje të e-dyqaneve të reja. Ueb platforma është pjesë e nismës “E-commerce for All”, e cila realizohet me mbështetje të Projektit të USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...