Agjencia Zhurnal.mk

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të ngelur në Itali duan të kthehen në vend

Shkup, 30 mars, zhurnal.mk – Shkoi turist, por përfundoi i izoluar në një shtëpi të huaj në shtetin më të prekur në kontinent nga pandemia, COVID 19. 35 vjeçari nga Haraçina, Xheladin Nebiju ka mbetur në Aula të Italisë dhe nuk ia ka idenë se si mund të kthehet. Thotë se nuk është shtetasi i vetëm i Maqedonisë së Veriut që ka mbetur “i ngujuar” në territorin italian. Ndërsa ka dy javë që kur ka kërkuar zgjidhje në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Itali, por nga kjo e fundit akoma asnjë lajm për kthimin në vendlindje.

“Ne duam të kthehemi në Maqedoni, por s’mund të vijmë, s’kemi kurrëfarë lajmi. I lajmërohem ambasadës së Maqedonisë këtu në Itali, thonë “Prit”. Ne nuk dimë se si të kthehemi. Familjet i kemi të gjithë atje në Maqedoni, ne jemi këtu të izoluar. Ka plot, por këtu në shtëpi jam me tre të tjerë, që duam të kthehemi andej. Shtetet tjera i kthejnë në vendet e veta, vetëm Maqedonia nuk i kërkon njerëzit e vetë. Ndërsa ka me mijëra e mijëra njerëz këtu”, thotë Xheladin Nebiju, Shtetas i Maqedonisë së Veriut në Itali.

Duke rrëfyer për Alsat M se sa vështirë po i kalon këto ditë, iu apelon autoriteteve shtetërore që të ndjekin shembullin e shteteve të tjera të cilat tashmë i kanë kthyer shtetasit e vetë.

“I bëj apel Maqedonisë që t’i kthejë mbrapsht njerëzit e vetë. Këtu është tmerr, katastrofë. Këtu edhe nëse nuk je i sëmurë, do të sëmuresh po të qëndrosh. Njerëzit vdesin, çdo ditë nga 600, 800”, apelon Xheladin Nebiju, Shtetas i Maqedonisë së Veriut në Itali.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme pa përgjigje se sa shtetas gjithsej kanë mbetur në Itali, nëse dhe kur do t’i kthejë të njëjtët. Ndërkaq ky dikaster ka riatdhesuar, respektivisht ka organizuar kthim të gjithsej 1482 shtetasve tanë nga shtete të ndryshme si: Malta, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Austria etj. Në mbrëmje është planifikuar të kthehen edhe 160 shtetas nga Bazeli i Zvicrës. Ndërsa në bashkëpunim me shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së, Ministria e Jashtme ka mundësuar që 400 shtetas të huaj të ktheheshin nga Shkupi në shtetet e tyre amë, si Austria, Australia, SHBA-të, Zvicra, Franca, Malejzia e të tjera.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...