Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qytetarët e RMV të parët në rajon dhe Evropë për pirje të duhanit

Shkup, 25 dhjetor, zhurnal.mk – Të dhënat për pirjen e duhanit në Maqedoninë e Veriut janë alarmante. Qytetarët e RMV-së janë të parët në rajon dhe Evropë, ndërsa në nivel botëror ndodhet në top-10 vendet që pihet më së shumti duhan.

Në Maqedoninë e Veriut gjysma e popullatës pi duhan, mesatarisht 20 cigare në ditë. Ndërsa çmimet e cigareve janë më të ulëtat në rajon.

Shqetësues është fakti se gati 30 përqind e të rinjve pijnë duhan, ndërsa është shumë e theksuar edhe pirja pasive e duhanit.

Vetëm tek 11 përqind e duhapirësve, nuk pihet duhan në shtëpi, ndërsa ata që nuk e pijnë janë të ekspozuar jo vetëm në kafene, por edhe tek institucionet publike.

Meshkujt janë pirës më të mëdhenj të duhanit sesa femrat, gjegjësisht 57.9% burrat dhe 39% gratë.

Këto të dhëna janë publikuar nga “Analitika”, të cilët thonë se në BE mesatarja e pirjes së duhanit është 29 përqind.

Postime të ngjashme

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

Nikolloski: Është java e katërt që Qeveria nuk mund të mbledhë 61 deputetë

T E

Bytyqi në takim me gastronomët dhe organizuesit e dasmave

T E

A do të konfiskohet prona e Sasho Mijalkovit?

T E

I riu vuan nga leukemia akute, kërkon ndihmën tuaj

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...