Maqedoni

Qytetarët e Tetovës nuk mund të marin leje të qarkullimit

Zhurnal Ads

Tetovë, 22 shtator – Zhurnal.mk – Tashmë një periudhë të caktuar qytetarët e Tetovës po ballafaqohen me pamundësinë të marrin leje të rreja qarkullimi për automjetet e tyre pasi janë harxhuar të gjitha librezat e tilla.

Shoferët po ballafaqohen me problemin kur janë plotësuar të gjitha gjashtë vendet e parapara në librezë në të cilat Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) vendos vulë dhe nënshkrim për validitet për kontrollet e kryera teknike dhe sigurimin. Problem kanë edhe ata që kanë blerë automjete të reja e që tani nuk mund të marrin as leje qarkullimi e as targa.

Nga MPB informojnë se në tërë vendin rregullisht jepen leje qarkullimi dhe se në Tetovë ka problem nga karakteri teknik.

Lejet e qarkullimi në MPB i përpilon sektor i posaçëm për punë juridiko-administrative.

Postime të ngjashme

Përfundoi trajnimi për planifikim strategjik në AZGJ

T E

Filipçe: Inkurajon numri i lartë i pacientëve të shëruar nga Covid-19

XH,I

Rast social/7 jetimat nga Haraçina bëhen me shtëpi të re

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...