Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qytetarët e vaksinuar të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Gjermani

Shkup, 17 qershor – Nga dita e premte 25 qershor do të lejohen vizitat dhe udhëtimet turistike për personat e vaksinuar jashtë BE-së, ka bërë të ditur sonte ministria për Punë të Jashtme të Gjermanisë.

Lehtësimi i masave së pari do të vlej për personat që janë tërësisht të vaksinuar me vaksina të lejuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Për momentin, të miratuara janë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZenaca dhe Johnson&Johnson.
Vaksina ruse Sputnik V dhe dy vaksinat kineze: Sinofarm dhe Sinovac ende nuk janë aprovuar nga agjencioni evropian.

Si persona tërësisht të vaksinuar llogariten ata persona të cilët kanë kaluar 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës.
Për tu penguar mashtrimet me certifikatat e vaksinave, saktësinë e tyre do ta kontrollojnë avio kompanitë dhe policia.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...