Covid 19 Maqedoni Medicina

Qytetarët fillojnë të vetëdijesohen për rëndësinë e imunitetit

Zhurnal Ads

Shkup, 3 tetor – Farmacitë në Maqedoninë e Veriut, thonë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar që shumica e qytetarëve të vetëdijesohen në rëndësinë e ngritjes së imunitetit, përkatësisht të angazhohen për forcimin e sistemit imunitar për të tejkaluar me sa më pak pasoja të jetë e mundur, sezoni i infeksioneve nga viruset.

Më të kërkuarat në farmaci mbeten vitaminat dhe suplementet e ndryshme për sa i përket sistemit imunitar, veçanërisht nga më të moshuarit.

“Viteve të fundit, vitamina C mbetet në krye të listës gjatë sezonit të gripeve, pastaj është magneziumi, seleni dhe zinku si suplemete më të kërkuara. Por, tani me shfaqjen e pandemisë së koronavirusit kërkohet gjithnjë e më shumë edhe vitamina D krahas vitaminës C, veçanërisht nga më të moshuarit”, thotë Nocka Ristovska, farmaciste.

Përderisa mjekët amë theksojnë se mbetet edhe shumë punë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për sa i përket rëndësisë së sistemit imunitar si masë parandaluese për infeksionet virale, megjithëse shtojnë se gripi sezonal në mënyrë plotësuese do të komplikojë situatën me infeksionin COVID-19.

Ilir Lumja,mjek familjar në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se perventiva si masë parandaluese për infeksionet nga viruset mbetet shumë larg asaj që duhet të jetë.

Doktor Luma thotë se duhet bërë më shumë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e ngritjes së sistemit imunitar, pasi siç thekson, më e rëndësishme se vetë vaksina është imuniteti.

“Në përgjithësi këtu rol të madh mund të luajnë dhe mediat, për të popullarizuar ngritjen e imunitetit si masë më efikase për mbrojtje nga viruset. Në këtë drejtim mbase fajin do tua m’veshja dhe kolegëve të mi, pra mjekëve që shumë pak merren me rëndësinë e imunitetit, pra aspektin preventiv, masat mbrojtëse nga sëmundjet infektive sepse shumë më mirë është të mbrohemi me sukses sesa të shërohemi nga sëmundjet me sukses”, thotë Ilir Luma, mjek.

Për të menaxhuar sezonin e gripit më lehtë në kohë të pandemisë së koronavirusit, nga dikasteri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se kanë siguruar rreth 40 mijë vaksina pa pagesë për gripin sezonal për grupet e rrezikuara që është për 40 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Qytetarët të cilët nuk i takojnë grupeve të rrezikuara gjithashtu do të mund të vaksinohen, por ata do të duhet të paguajnë vetë shpenzimet e vaksinimit.

Nga dikasteri i shëndetësisë, thonë se në këtë mënyrë përmes vaksinave për gripin sezonal synohet që institucionet e shëndetësisë më lehtë të mund të menaxhojnë situatën me pandeminë e koronavirusit.

“Gjithnjë e më shumë ritet interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar nga gripi sezonal, veçanërisht ky interesim është më i madh tek më të moshuarit dhe të sëmurët kronikë si rrjedhojë e përvojës pozitive që kanë pas nga vitet paraprake”, kanë thekuar nga dikasteri i shëndetësisë, duke shtuar se përmes fushatave edukative do të angazhohen në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përparësitë që ka vaksinimi nga gripi sezonal.

Ndërkaq, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Amë privatë, Lidija Dervishova-Çollakova, për Radion Evropa e Lirë thotë se me rëndësi të veçantë është që vaksinimi të bëhet në kohë dhe të mos ketë vonesa, ashtu siç ndodhi gjatë vitit të kaluar.

“Shpresojmë se këtë vit në kohë do të arrijnë vaksinat dhe se nuk do të kemi ndonjë grip të fortë sezonal”, theksoi ajo.

Ndryshe, në bazë të të dhënave të Eurostatit, të publikuara në korrik të këtij viti, Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2017 ka qenë një nga vendet e Evropës me shkallën më të ulët për sa i përket vaksinimit kundër gripit sezonal, përshi këtu qytetarët mbi moshën 65 vjeçare me 6.5 për qind të vaksinuar.

Mesatarja e vendeve në Evropë për sa i përket marrjes së vaksinave kundër gripit sezonal të moshës mbi 65 vjeç gjatë vitit 2017 ka qenë 44.5 për qind.

Shkalla më e lartë e të vaksinuarve të moshës mbi 65-vjeçare ka qenë në Britaninë e madhe me 72 për qind të të vaksinuarve dhe më e ulëta është shënuar në Estoni me 4.8 për qind e qytetarëve që kanë pranuar vaksina kundër gripit, mbi moshën 65-vjeçare.

Postime të ngjashme

Mëngjes i mjegullt, ja si do të jetë moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Pastrohet deponia në Momin Potok

T E

Qeveria sërish nuk shqyrton raportin mbi parregullsitë në Çarshi

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...