Qytetarët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në Pllasnicë, nëse del nga kontrolli do të marrim masa

nga Xh M

Shkup, 4 gusht – Për të tretën ditë me radhë zjarri në Komunën e Pllasticës po vazhdon. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza Shkup thanë ata janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e komunës dhe se qytetarët deri diku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por nëse situata vazhdon të dal nga kontrolli ata do të marrin masa.

Ndërkaq drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov tha se intervenohet në varësi nga rreziku i zjarreve.

“Nuk është e vërtetë se askush nuk po reagon, ka njerëz që po intervenojnë në shuarjen e zjarrit. Duhet që kryetari i komunës vetë të kërkojë ndihmë, ne nuk mund të dërgojmë ekipë sepse ka zjarre që kanë kapluar shtëpitë”, tha Angelov .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More