Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qytetarët kërkojnë që të ulet çmimi i kartonit të gjelbër

Zhurnal Ads

Shkup, 1 nëntor – Qytetarët ankohen për çmimin e lartë të kartonëve të gjelbër. Sipas tyre, Qeveria duhet të vendosë për uljen e çmimit dhe të gjejë zgjidhje ligjore që i njëjti të paguhet me regjistrimin e veturës.

Ankesat e tyre kanë të bëjnë kryesisht me kategorizimin e kartonëve, pasi kartoni për i një veture për nevoja familjare është i barabartë me atë për një veturë luksoze.

“Autoritetet Qeveritare duhet ta ndryshojnë. Nuk mundet kosto e njëjtë të jetë për një veturë 5.000 euro dhe për një veturë 100.000 euro”.

“Nuk ka logjikë. Gjithkund bëhet sipas viteve të veturës dhe vlerës saj, qoftë regjistrimi qoftë kartoni gjelbër. Kështu e ka Serbia, Kosova dhe të tjerat ndërsa kartoni gjelbër vjen me regjistrimin”.

“Duhet zvogëlua pasi është shumë shtrenjtë. Njerëzit duhet të udhëtojnë. Ne vendet e rajonit është shumë më lirë. Duhet Qeveria ta ndryshojë sepse është në të mirën tonë. Edhe kriza me virusin ka rritur shpenzimet dhe kjo duhet ndryshohet”.

Nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ndajnë mendimin se përfshirja e kartoni të gjelbër në pagesat e regjistrimit do të ngarkojë xhepin e udhëtarëve që nuk kanë plane për udhëtime jashtë vendit.

Qëndrimi jon është se derisa kartoni gjelbër bëhet pjesë e obligueshme e pagesave për regjistrim të domosdoshëm të veturës, do të rritet çmimi i përgjithshëm i pagesës që duhet të paguajnë shoferët për sigurim. Përkatësisht edhe ata që nuk kanë për qëllim të udhëtojnë jashtë vendit duhet të paguajnë çmim më të lartë”-thonë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Çmimi i kartoni të gjelbër në Maqedoni të Veriut rregullohet në bazë të fuqisë motorike. Deri tani i njëjti ka mundur të paguhet për 1 muaj, 6 muaj dhe 1 vit, ndërsa nga vitit 2020 pagesa për 6 muaj është shfuqizuar. Për automjetet transportuese dhe autobusë, kartoni i gjelbër kushton 17.200 denarë.

Fuqia Mujore Vjetore
Deri 66KW 1.850 denarë 3.690 denarë
Mbi 66KW 30.75 denarë 5.536 denarë
Në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut potencohet edhe nevoja e hapjes së tregut për kompanitë e sigurimeve dhe harmonizmi i çmimeve në bazë të tregut dhe jo me vendim të Qeverisë ashtu siç funksionin tani. Çështja e uljes së çmimit për kartonin e gjelbër ishte aktualizuar në fund të vitit 2019, por për shkak të pandemisë Qeveria kishte vendosur pezullimin e kësaj çështje deri në krijimin e kushteve adekuate.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

492 persona gjobiten për mosmbajtjen e maskës

T E

Grupit parlamentar të BDI-së pritet t’i shtohet dhe një deputete femër?

T E

Mësimdhënësit: Mësimi online nuk po jep rezultatet e duhura

T E

Aksident i rëndë në Sllatinë të Tetovës, një i vdekur

T E

Biznes me varrimin e të vdekurve nga Covid 19?

T E

Kursimtarët e dëmtuar të Eurostandard bankës me iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...