Agjencia Zhurnal.mk

Qytetarët lirshëm të kontrollojnë punën e institucioneve në nivel qendrorë e lokal

Shkup, 7 prill, zhurnal.mk – Shpeshherë kur sillen ligje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, shteti nuk merr konsultime nga qytetarët dhe organizatat joqeveritare, dhe në pjesë të madhe qytetarët mbeten të painformuar për sjelljen e ligjeve dhe përmbajtjen e tyre.

Andaj projekti “Stimulimi i aktivizmit qytetar për monitorimin dhe raportimin e veprimeve të paligjshme të vetadministrimitlokal” i cili zbatohet nga Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim – IHSE, ka për qëllim të nxisë interesin e qytetarëve në implementimin e disa ligjeve kryesore për realizimin e të drejtave të tyre në nivel lokal.

Në kuadër të këtij projekti IHSE ka përgatitur këtë Studim themelor ku janë të përfshirë Ligji për mbrojtjen e denoncuesve, Ligji për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe Ligji për veprim ndaj parashtresave dhe propozimeve.

Projekti në fjalë mund të ndihmojë dhe të bëhet shërbim i qytetarëve në sigurimin dhe plasimin e informatave të cilat do të shkaktonin interesim te një grup më i madh i synuar, mirëpo edhe nëpërmjet interesimit të vazhdueshëm për transparencë dhe llogaridhënie, institucioneve t’u tregojnë se edhe kjo është fushëveprimin e punës së tyre dhe se Ligji për qasje deri te informatat me karakter publik nuk është vetëm formalitet, por ka edhe rëndësi esenciale.

Bazuar në hulumtimin e bërë mbi mundësitë e implementimit të Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve, Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe Ligjit për veprim ndaj parashtresave dhe propozimeve në nivel lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dalin në pah disa të gjetura kryesore të cilat do ti kisha veçuar:

  1. Duke pasur parasysh faktin se këto ligje përmbajnë mjete për transparencë dhe llogaridhënie për punën e subjekteve juridike publike është e këshillueshme që disa nga rregulloret e analizuara të integrohen në një tekst ligjor. Kjo veçanërisht i referohet mekanizmave, procedurave dhe mjeteve të ndryshme të parapara në Ligjin për mbrojtjen e denoncuesve dhe Ligjin për veprim ndaj parashtresave dhe propozimeve. Pastaj duhet marrë parasysh edhe specifikat e procedurave për shqyrtimin e parashtresave dhe denoncimeve të mbrojtur. Në esencë, kemi të bëjmë me ligje që kanë po të njëjtin qëllim, e ai është denoncimi i veprimeve të paligjshme, joetike dhe të papërshtatshme nga ana e subjekteve juridike publike.

2.Publikimi i parashtresave, denoncimeve si dhe përgjigjeve të kërkesave për qasje të lirë në informata me karakter publik. Kjo mund të arrihet me plotësimin e legjislacionit ekzistues. Në këtë mënyrë do të rritet niveli i transparencës, llogaridhënies si dhe niveli i publikimit të punës së institucioneve. Sigurisht, kjo zgjidhje potenciale duhet ketë parasysh edhe legjislacioninpër mbrojtjen e të dhënave personale;

3.Në aspekt të publikimit, rekomandojmë që çdo institucion i cili zbaton ligjet në fjalë, t’i publikojë, para se gjithash në faqen zyrtare të internetit, raportet e veprimit në bazë të ligjeve përkatëse. Në këtë mënyrë, organizatat civile dhe mediumet do mund të monitorojnë më lehtë dhe më thjeshtë punën e institucioneve në këtë fushë.

4.Ekziston nevoja për të krijuar një sistem elektronik për paraqitjen e parashtresave, denoncimeve dhe kërkesave për qasje të lirë. Për më tepër, ky sistem duhet të sigurojë mundësi teknike për të ndjekur fazat e veprimit ndaj parashtresës përkatëse. Në këtë mënyrë, parashtruesi në çdo moment do të jetë i informuar për ecurinë e procedurës së shqyrtimit të parashtresës së tij, kërkesës për qasje të lirë apo denoncimit;

Pjesëmarrja e qytetarëve, organizatave civile si dhe të sektorit më të gjerë civil në kontrollin e punës së institucioneve në nivel qendror dhe atë lokal është kushti kryesor për krijimin e një sistemi institucional transparent dhe llogaridhënës. Me qëllim të nxitjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në nivelin lokal, Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim është duke zbatuar projektin “Stimulimi i aktivizmit qytetar për monitorimin dhe raportimin e veprimeve të paligjshme të vet administrimit lokal” (Boosting Citizens’ Activism to Monitor аnd Report Unlawful Conduct оf Local Administration).

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!