Agjencia Zhurnal.mk

Qytetarët në Kosovë mendojnë se politikanët janë të pandëshkueshëm nga ligji

Prishtinë, 27 janar – Zhurnal.mk – Mbi 65 për qind e qytetarëve në Kosovë besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji. Sipas tyre personat të cilat janë të përfshirë në politikë janë të pandëshkueshëm. E më shumë se gjysma e qytetarëve në vend mohojnë të kenë vërejtur përmirësim në sistemin e drejtësisë.

Kështu u tha sot në prezantimin e të gjeturave të botimit të pestë të indeksit të performancës së institucioneve te sundimit të ligjit në Kosovë, nga Grupi për studime juridike dhe politike.

Me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”, janë bërë krahasime për periudhat gjatë viteve 2013-2019.

Rreze Hoxha nga GLPS tha se përkundër agjendës “Drejtësia 2020” dhe procesit të rishikimit funksional që të dyja të nisura nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim kryesor sigurimin e mbarëvajtjes dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi, nga të dhënat del se më shumë se gjysma e qytetarëve nuk besojnë se ka përmirësime në sistemin e drejtësisë, raporton KosovaPress.

Aurora Mullatahiri nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se në bazë të të dhënave qytetarët i besojnë më së paku gjykatave, pasi mendojnë që kanë influencën më të madhe nga politika.

Sipas Grupit për Studimeve Juridike dhe Politike, rreth 40 për qind e qytetarëve të anketuar konsiderojnë se Policia e Kosovës është institucioni më i pavarur, ndërsa 11.7 mendojnë se gjykatat janë të pavarura në ushtrimin e detyrës së tyre, sikurse edhe prokuroria me përqindje prej 12.5.

Për Këshillin Prokurorial të Kosovës në vitin 2018 u ndanë 11 milionë euro, ndërsa për Këshillin Gjyqësor 23 milionë euro, përqindje që nuk arrin as një për qind të buxhetit të shtetit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...