Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qytetarët nga Manastiri porosi Grubit dhe Azirit: Hapni sytë për Zait Aliun, se ai te ne njihet si “Zdravo Brat”!

Zhurnal Ads

Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – Pasi që Agjencia e Lajmeve Zhurnal gjatë javës së kaluar alarmoi se zv/kryeministri Artan Grubi dhe sekretari shtetërorë Valmir Aziri po këmbëngulin që me çdo kusht personin Zait Saiti ta emërojnë për Drejtor të Shtëpisë së Alfabetit, kanë arritur edhe reagime të shumta nga qytetarë shqiptar të Manastirit në postën elektronike të Agjencisë së lajmeve Zhurnal.

Ato konfirmojnë atë që shkruam javën e kaluar se personi në fjalë nuk ka asnjë pikë të përbashkët apo kontribut të dhënë në fushën e kulturës dhe arsimit shqip.

Zait Saiti në atë rrethinë njihet vetëm si këngëtarë i dasmave dhe lidhur me këtë një qytetarë në postën elektronike në Zhurnal ka dërguar video ku shihet se ky person ka talent të këndon edhe në gjuhën maqedonase.

Ky person në të kaluarën ka qenë edhe këshilltarë komunal nga rradhët e PDSH-së.

“Si nuk kanë turp sekretari shtetëror dhe zv/kryeministri. Dëshirojnë ta bëjnë drejtor pa i plotësuar kushtet. Nëse nuk ka tjetër atëherë lereni atë që për momentin e ushtron detyrën ose caktoni ndonjë që flet shqip sepse ky person mesa e njohë unë përshëndetet me fjalët Zdravo Brat”, thotë një qytetarë i njohur për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.

Ndryshe, Zhurnal ishte mediumi i parë që alarmoi rastin lidhur me emërimin e këtij personi për drejtor në Shtëpinë e Alfabetit pa plotësuar kushtet sipas konkursit të publikuar. Arsyet për opinionin mbeten të paqarta lidhur me këtë insistim të funksionarëve të BDI-së.

Më poshtë ua sjellim këngën në gjuhën maqedonase që e këndon personi Zait Aliti:

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Seanca të dy komisioneve parlamentare

E.E.

Xhaferi pret në takim ministrin shqiptarë, Gent Cakaj

T E

Carovska: Ora e parë akademike në kushte të pandemisë, kjo është sfidë që së bashku do ta tejkalojmë

T E

Të enjten fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor, nxënësit kërkojnë me prani fizike

T E

5 vite burg i kanosen personit që ndezi flamurin bullgar në Vevçan

Z H

Rasti ‘Talir’, Micevski pohon ndërsa Gruevski mohon të ketë marrë para

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...