Shkup, 19 shkurt – Zakonisht mos kujdesi i institucioneve për tokat bujqësore e bujqit në përgjithësia ka sjellë këtë situatë ku tokat nuk punohen, e të rinjtë as që e kanë opsion bujqësinë për të arritur progres. Më herët ka pasur diskriminime edhe në subvencione bujqësore që ndaheshin nga institucionet e shtetit. Kjo edhe më shumë rëndonte bujqit shqiptar për të përballuar me shpenzimet e larta për ta realizuar këtë veprimtari. Por, tani kur kemi të bëjmë me fonde nga BE, gjërat ndryshojnë të gjithë pa dallim mund të aplikojnë e fitojnë, shkruan Zhurnal.
Fillon fushata informuese për qytetarët për Thirrjen Publike nga Programi IPARD 2021-2027 për Masën 1 –
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trupi Menaxhues i IPARD-it, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë nisin një fushatë për informimin e përfituesve të mundshëm mbi mundësitë që ofron instrumenti i ndihmës para-anëtarësuese të Bashkimit Evropian për zhvillimin rural – Programi IPARD.
Në kuadër të kësaj fushate, dhe me rastin e shpalljes së fundit të Thirrjes nga Programi IPARD 2021-2027 (IPARD 3) për Masën 1 – Investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore, do të organizohen ditë informuese në disa qytete, fshatra dhe vendbanime. Në këto takime, të gjithë aplikantët e interesuar (persona fizikë, juridikë, kooperativa, shoqëri bujqësore etj.) do të mund të informohen mbi procedurat dhe kushtet e aplikimit për shfrytëzimin e fondeve nga ky program.
Më 20 shkurt 2025, ditët informuese do të mbahen në komunën e Novacit, duke filluar nga ora 11:00 në sallën e komunës dhe në komunën e Mogillës, duke filluar nga ora 14:00 në sallën e komunës së Mogillës.
Të gjitha informacionet mbi detajet, dokumentet e nevojshme dhe thirrjet publike mund të gjenden në faqet zyrtare dhe numrat e telefonit të mëposhtëm:
– Trupi Menaxhues i IPARD-it pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – https://ipard.gov.mk ose në numrat 02/3134-477 lokalet 113, 114 dhe 115.
– Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – http://www.ipardpa.gov.mk ose në numrin 02/3097-460.
– Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë –http://agencija.gov.mk/ ose në numrat 047/228-330 dhe 047/228-370.
Sektori i bujqësisë është përballur rëndë me krizën ekonomike-
Sektori i bujqësisë është njëri ndër sektorët më pak të pëlqyer nga të rinjtë, pothuajse askush prej tyre nuk dëshiron të merret me punë bujqësore, kjo përshtypje e krijuar nuk ka ardhur vetvetiu por si rezultat i asaj që kanë parë nga paraardhësit e tyre se sa pak produktive është kjo punë, shumë angazhim e shumë pak të ardhura. Pra, shtetit tonë i mungojnë politikat stimuluese për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, që në situata të tilla si kjo e luftës në Ukrainë vendi përballet me deficit të madh të produkteve të ndryshme ushqimore.
Këtë e kanë pohuar edhe autoritetet të cilat kanë treguar se po përballemi me krizën më të vështirë deri tani, por vazhdimisht apeluan qytetarët që të mos shqetësohen dhe siguruan se produktet bazë, bukë, miell, qumësht dhe vaj ulliri, do të ketë. Miratuan Plan Kombëtar për prodhimin e ushqimit dhe e krijuan Fondin intervenues. U realizua paketë masash për uljen e çmimeve të produkteve bazë, si dhe për stimulimin e prodhimit. Edhe përkundër faktit të krijimit të paketës për uljen e çmimeve të produkteve bazë, sërish dhe ende çmimet janë tejmase të larta dhe qytetarët janë jashtëzakonisht të pakënaqur.
Nga 1 dhjetori i vitit që lamë pas hyri në fuqi mbështetja për kompanitë nga industria ushqimore. Ata marrin energjinë elektrike me subvencionim, çmim fiks prej 80 euro për megavat orë për shkak se duhet të nxisë ulje të çmimit të produkteve ushqimore bazë me rreth 10 për qind. Që sipas autoriteteve zyrtare kjo masë do të zbusë çmimet, praktika e thotë të kundërtën masi çmimet e bukës mbesin po të njëjta, ngjashëm edhe me produktet tjera bazë nuk është se ka pas ndonjë ndryshim që reflekton në xhepat e qytetarëve.
Përderisa sektori i bujqësisë mbetet ndër sektorët që më së shumti është dëmtuar nga kriza ekonomike, është absurde si ka mundësi që fondet e ndara mos të shfrytëzohen 10 milionë euro sikurse të ishin planifikuar për t’i ndihmuar këta bujq të paktë që kanë mbet në vend do të kishte qenë një stimul dhe ndihmë shumë e nevojshme që ata të vazhdojnë me prodhimet e tyre, që do të jenë në dobi të vendit. Por, nevojitet hartim i projekteve konkrete se ku dhe si do të shpenzohen këto fonde, e për hartim të projekteve nevojiten persona përgjegjës dhe të profiluar. Përndryshe, paratë vijnë dhe shkojnë nga kanë ardhur po nuk u ditë të shfrytëzohen. /Zhurnal.mk