Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Qytetarët nuk i njohin këshilltarët komunal që vet i votojnë, nuk angazhohen në komunitet

Shkup, 18 qershor – Demokracia lokale në Maqedoni të Veriut është shndëruar në demokraci partiake, nga shkaku se këshilltarët komunal më shumë u shërbejnë partive të tyre se sa nevojave të qytetarëve.

Ky është vlerësimi i njohësve të kësaj problematike, të cilët për Zhurnal.mk kanë komentuar sondazhin e fundit të IRI-it, në të cilin dyzet e nëntë për qind e qytetarëve nuk dinë as një emër të këshilltarit në komunën e tyre, 27 % kanë mundur të japin emrin e vetëm një këshilltari komunal, 13 % kanë dhënë emrat e tre këshilltarëve, dhe vetëm 5% kanë mundur të japin pesë emra.

Drejtori i Asociacioni për Iniciativa Demokratike, Lulzim Haziri, thotë se demokracia lokale është bekim për ata që vendosin të merren me politikë sepse mundëson kontakt të drejtpërdrejtë me votuesin, megjithatë shton ai, këshilltarët komunal më shumë u shërbejnë nevojave partiake se sa atyre të qytetarëve, dhe nga shkaku i kësaj ata nuk njihen ndër popull.

“Listat e hapura janë një nevojë immediate me qëllim që qytetarët ti zgjedhin ata që i njohin, ti zgjedhin qytetarët aktivë që angazhohen në komunitet. Besoj se me këtë do të dilshin në dritë nevojat e qytetarëve, problemet e tyre, si dhe do të zhvillohej një debat më i gjërë brenda këshillave komunale, pasi aktualisht kemi këshilltarë komunal me epitetin e makinerisë votuese”, thotë Haziri.

Gazetari Omer Xhaferi, i cili mbulon zhvillimet komunale, njohës i kësaj problemative, nxjerr; në spikamë cilësinë e dobët të këshillatrëve komunalë. Opinioni thotë ai, nuk i njeh mjaftueshëm sepse në komunat tona ka mungesë debati të mirëfilltë, dhe përveç kësaj ata nuk bëjnë as takime me qytetarët.

“Me përjashtime të vogla diskutime në këshillat komunal me shumicë shqiptare që nga Likova e deri në Strugë, pothuajse nuk ka, ndërkohë, vendimet të cilat i sjellin këta njerëz janë jetike për jetën e përditshme të qytetarëve. Prej kompetencave kryesore të këshillave komunal është edhe miratimi i Planit Detaj Urbanistik, i cili e determinon të ardhmen e komunës. Por, debat të argumentuar me qëndrime “për” dhe “kundër” për këtë dokument mund të ndjekësh për shembull në komunën Qendër apo të Karposhit dhe fare pak në atë të Çairit apo Sarajit.

Ndonëse pritej që zgjedhjet e tetorit të mbahen me lista të hapura gjasat kjo të ndodhë janë të vogla nga shkaku se çështjet politike lidhur me kodin zgjedhor nuk po gjejnë një zgjidhje. Ministria e Drejtësisë ditë më parë tha se në mungesë të jë marrëveshjeje mes partive politike, në zgjedhjet lokale në vjeshtë do të shkohet me modelin aktual zgjedhor.

Postime të ngjashme

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...