Qytetarët nuk i preferojnë zgjedhjet prandaj gjysma e tyre nuk marrin pjesë fare, qytetarët dëshirojnë punë konkrete!

nga I.A

Shkup, 28 prill – Rikthimi i temës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i panevojshëm dhe i pakuptimitë. Thënë shkurt dhe qartë qytetarët tanë nuk i preferojnë zgjkedhjet cilat do qofshin prandaj gjysma e tyre nuk marrin pjesë fare. Përse? Kjo është temë në vete, për shumë arsye përshkak të dëshpërimit, përshkak të krijimit të mendimit se vullneti i tyre nuk dëgjohet, përshkak të dyshimeve se kemi të bëjmë me proces jo demokratik e të tjera. Por, qëllimi është se nuk duhet të imponohen qytetarëve zgjedhje, kur gjysma e tyre, t’i bojkotojnë. Qytetarët kanë nevojë të shohin punë konkrete që realizohen ashtu siç premtohen, shkruan Zhurnal.

Qeveria është e qëndrueshme dhe e fortë edhe krahas sfidave të shumta –

Qeveria është e qëndrueshme dhe e fortë, dhe i përmbush pritjet e qytetarëve, edhe krahas sfidave të shumta dhe katastrofës së përgjithshme ekonomike që u trashëgua. Qëndrimi i përgjithshëm është se po bëhen të gjitha përpjekjet për ta vendosur Maqedoninë në një garë të shpejtë për rritje dhe zhvillim ekonomik, njoftoi sot partia në pushtet VMRO-DPMNE pas seancës së Komitetit Qendror të partisë.

Siç theksohet në kumtesë pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski informoi kryetarin dhe partinë se komitetet komunale janë fuqimisht të motivuara dhe të përgatitura për zgjedhjet, në të cilat pritet një fitore e madhe.

“Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia pret suksese dhe rezultate të mira si rezultat i reformave të ndërmarra në periudhën e kaluar, dhe se qëllimi është stabilitet ekonomik dhe prosperitet për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesë.

Mickoski informoi gjithashtu se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë anketat dhe sondazhet e opinionit publik për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, të cilët tregojnë një avantazh të konsiderueshëm ndaj konkurrentëve politikë, por edhe se duhet të përmbushet përgjegjësia për premtimet e dhëna qytetarëve.

Njëherë llogari për paratë e vjedhura, pastaj zgjedhje të parakohshme –

Kryetari i partisë Alterantiva, Zeqirija Ibrahimi është i bindur se zërat që qarkullojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare vijnë nga ata që kanë frikë nga drejtësia.

Ai thotë se fillimisht duhet të ketë llogari për krimet e bëra nga ata që kërkojnë zgjedhje.

“Frika nga drejtësia nuk mbulohet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme para se të jepni llogari për krejt të palarat dhe për çdo cent të vjedhur!” ka shkruar Ibrahimi.

Në vijën e llogaridhënies dhe transparencës së plotë. Sepse, nuk ka kuptim ndryshimi i pushtetit nëse nuk ndryshon klima politika. Pasi VMRO dhe VLEN derisa ishin në opozitë gojën plotë akuza për krim e korrupsion të LSDM-së dhe BDI-së. Tani këto akuza duhet t’i përkthejnë me vepra konkrete që po e luftojnë atë dikur e kanë pasur akuzë, duke marrë për bazë se tani kanë mekanizmat e plotë me pushtet absolut.

Qytetarët kanë zgjedhjet lokale ku do të shprehin vullnetin e tyre, pushteti të besatuar për të garuar bashkërisht–

Partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO DPMNE – VLEN planifikojnë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të së vjeshtës. Kështu ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për Kanal 5, duke potencuar se listat për këshilltarë do të jenë të veçanta, kurse planifikohet mbështetje e ndërsjellë për kandidatët për kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet.

“Për këshilltarë do të shkojmë veç e veç, për shkak të sistemit proporcional, derisa për Kryetar të Komunave është sistem shumice dhe atje ku do të kemi ne kandidatë do të mbështeten nga VMRO-DPMNE ose anasjelltas. Tani, nëse do të jetë në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, do ta vlerësojmë. Qëllimi është që koalicioni qeveritar të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve të ardhshme lokale.”

Edhe pse është shprehur optimist se VLEN do të ketë rezultate më të mira zgjedhore se Fronti Evropian, sipas Mexhitit, kërkesa e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme është e pabazë. Sipas tij, BDI insiston për këtë skenar, vetëm që ta mbajë anëtarësinë partiake. Pas zgjedhjeve lokale, Mexhiti paralajmëroi se do të realizohet edhe plani i paralajmëruar që koalicioni VLEN të bëhet një parti politike.

Me çka si përfundim pushteti do të garojnë bashkë dhe opozita të ndarë. Ndërkaq, rezultati si do të jetë varet kryesisht nga figurat që do të zgjedhën si prijëse për të qenë në krye të komunave. Institucione që janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More