Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qytetarët të cilët do të regjistrohen për vaksinim nuk ka nevojë ta informojnë mjekun amë

Shkup, 10 shkurt– Ministria e Shëndetësisë informon se është lëshuar në shfrytëzim ueb faqja “Vakcinacia.mk” në të cilën qytetarët mund të paraqiten për vaksinim kundër Kovid-19. Secili qytetarë i interesuar i cili dëshiron të marrë vaksinë kundër koronavirusit mund të paraqitet në ueb faqen.

“Qytetarët duhet të plotësojnë aplikacionin për shprehje interesi për vaksinim kundër KOVID-19. Duke plotësuar formularin, ju regjistroheni drejtpërdrejtë në sistemin kombëtar ‘Termini Im’. Të gjitha aplikacionet që do të arrijnë do të vendosen në këtë bazë të dhënash, me të cilin do të azhurnohen të dhënat që për çdo pacient e sheh mjeku amë. Nuk ka nevojë që pacientët në mënyrë shtesë të pyesin ose informojnë mjekun e tyre të amë se janë regjistruar për të marrë vaksinën”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Sipas radhitjes të parashikuar në planin e vaksinimit, mjeku amë do t’i telefonojë dhe do t’i informojë për datën dhe kohën e saktë kur duhet të vaksinohen në pikën që ata do të zgjedhin gjatë regjistrimit.

“Vaksinimi është vullnetar dhe zbatohet në përputhje me strategjinë e vaksinimit të Republikës së Maqedonisë të Veriut. Mënyra e vetme për të mposhtur virusin është të vaksinoheni kundër KOVID-19. Vaksinat janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe të testuara, në të cilat janë zhvilluar të gjitha vaksinat e tjera deri më tani”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...