Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qytetarët, të painformuar me politikat lokale

Shkup, 27 mars – Qytetarët janë shumë pakë të inkuadruar në krijimin e politikave lokale, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për jetesë më të mirë. Ata madje thonë se aspak nuk pyeten nga autoritetet lokale se për çfarë kanë më shumë nevojë.

“Aha, Shumë! Kush na pyet neve, askush?. Na pyesin kur vijnë zgjedhjet, pas zgjedhjeve askush! Para zgjedhjeve gjithçka do të premtojë, pas zgjedhjeve nuk janë askund.”

“Nuk jemi pyetur fare.”

“Iniciativa nuk ka aq shumë për shkak se ka si një marrëveshje e fshehtë, është gjithçka oportunizëm dhe shancë, destinacion, fat i një njeriu, që nëse përfiton individualisht, mendon se është zgjidhur problemi i përgjithshëm shoqëror. Interesi i politikës është një mujor, d.m.th, vetëm fitimi i zgjedhjeve lokale ose parlamentare.”

“Nuk e di këtu a kanë qasje në politikë qytetarët, vetëm ata që e udhëheqin shtetin kanë.”

Nga sektori joqeveritar thonë se autoritet lokale vazhdimisht fajësojnë qytetarët se janë të pa interesuar. Slagjan Panev nga Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentime – FORUM, thotë se nevojitet pro aktivitet më i madh nga autoritetet lokale, që tu mundësojnë atyre mekanizma të ndryshëm për tu inkuadruar në krijimin e politikave. Ai shton se deri më sot është dëshmuar që protestat janë më të suksesshme se referendumet dhe aksionet tjera.

Ajo që arriti më shumë të ndryshojnë politika në vetëqeverisjen lokale janë protestat. Kështu ishte rasti në rajonin e Pollogut, kur pikërisht për shkak të problemit me ndotjen, shumë organizata qytetare, grupe joformale u grumbulluan dhe protestuan, e kjo çoi deri në mbylljen e “Jugohromit”, kështu ndodhi edhe në Manastir kur Komuna dëshironte ta shiste Shtëpinë e Oficerëve, qytetarët u shoqëruan, bërë aksion të shpejtë, protesta, presion dhe u bënë pishman”, tha Sllagjan Panev, Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentime.

Por përfaqësuesit e pushtetit lokal thonë se problemi qëndron tek mos decentralizimi i kompetencave nga pushteti qendror.

Ne jemi pak të vonuar me çështje e decentralizimit dhe shumë nga kompetencat të nga pushteti qendror duhet të barten tek pushteti lokal. Unë mendoj se problemi kyç është këtu për shkak se qytetari adresën e parë e ka komunën e jo Qeverinë për shkak se edhe nuk mund të mbërrijnë atje të ketë kontakt. Kurse neve mundësitë nuk na lejojnë që ne tu bëjmë shërbime që nuk janë nën ingerenca të komunave tona”, tha Visar Ganiu, nënkryetar i BNJVL-së.

Ai tha se BNJVL-ja ka formuar komision që bashkë me Qeverinë të diskutojnë për kompetencat ndërsa stagnimin e arsyeton me pandeminë.

Postime të ngjashme

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...