Agjencia Zhurnal.mk

“Qytetari mbi profitin”: Revizion në themel ligjit për përmbarim

Shkup, 22 qershor – Iniciativa “5 në 12” bashkë me sindikatat, përmes një iniciative drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, kërkojnë revizion në themel të ligjit mbi përmbaruesit. Sipas tyre në kuadër të reformave, duhet analizuar në themel edhe zinxhiri mes përmbaruesve, noterëve dhe bankave.   Ankohen se përmbaruesit i mbajnë gjatë kohë në sirtarët e tyre lëndët me të vetmin qëllim që të  kalojë koha dhe të rritet kamata bazë dhe kamata për shpërblimin e tyre, e kjo përbën kolionion kushtetues, kolizion me deklaratën universale për të drejtat e njeriut, kolizion me ligjin për raportet me obligacionet thonë nga shoqata që kërkojnë që edhe pagesa që përmbaruesit mbajnë nga rrogat dhe pensionet, të mos jetë më shumë se 1 e 5 e rrogës.  

“Këta qytetarë jetojnë me 200 apo 250 euro pagë që nuk është e mjaftueshme për jetesë dhe nuk munden të paguajnë nga kjo shumë një të tretën nga paga apo pensioni. Për këtë kemi propopzuar inciativë që të mos jetë 1/3 e të ardhurave apo pensionit por  të jetë 1/5 –ta. Kështu që në interes të shteti social, në interes të reformave gjyqësore kërkojmë analizë themelore, revizion themelor të ligjit për përmbarim, të procesit dhe realizmit të tij”, Anda Gligorova, shoqata “Qytetari mbi profitin”.  

“Së paku 30 përmbarues kriminelë duhet të japin përgjegjësi për krimin e bërë. Në këtë godinë, ministrja i ka listat dhe të gjitha faktet e përmbaruesve, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë. Shuma milionëshe janë shpenzuar në dëm të qytetarëve. Këtë e dëshmojmë ne, shikojeni çfarë profiti milionësh kanë arkëtuar këta përmbarues. Kurse, deklarojnë se fitojnë pak. Ku janë atë para që iu plaçkitën qytetarëve?”, Marjan Risteski nga nisma “Stop për përmbaruesit”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...