Agjencia Zhurnal.mk

Qytetari sulmon laborantin në vendin e punës në Spitalin e Vushtrrisë

Një qytetarë ka sulmuar një laborant në vendin e tij të punës në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxhmenti i spitalit, të cilët poashtu kanë organizuar sot një protestë kundër këtij sulmi.

Njoftimi i plotë:

Me datën 30.06.2020, rreth orës 13.00, është fyer, ofenduar dhe është sulmuar fizikisht në vendin e punës një punëtor shëndetësor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, nga ana e një qytetari.

Sulmi ka ndodhur si rezultat i kërkesës jo ligjore të qytetarit për trajtim shëndetësor, i cili në mënyrë të dhunshme është përpjekur të imponoi veprim të pa ligjshëm nga ana e punëtorit të Spitalit.

Rasti në fjalë është njoftuar në polici dhe presim që të ndërmerren hapat e nevojshëm nga organet hetuese dhe gjyqësore.

Menaxhmenti i Spitalit “Sheikh Zayed”, dënon ashpër sulmin duke uruar që raste si ky mos të përsëriten më asnjëherë. Si dhe mbështet punën e pa lodhshme të punëtorëve shëndetësor që janë duke e kryer edhe përkundër sfidave tepër të mëdha në këtë kohë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!