Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Qyteti brazilian zgjedh kryetarin e ri – por ai ende nuk e di pasi është në koma shkak i coronavirusit

Zhurnal Ads

Qyteti i Goianias në Brazil, zgjodhi një kryebashkiak të ri të dielën.

Por fituesi, Maguito Vilela, nuk ishte në dijeni të rezultatit. Kjo pasi që nga mesi i nëntorit, Vilela ka qenë në koma të induktuar, pasi po merr trajtim për COVID-19 në një njësi të kujdesit intensiv.

Në moshën 71 vjeçare, ish-senatori doli pozitiv për coronavirus më 20 tetor. Ai u shtrua në spital një javë më vonë dhe u intubua më 30 tetor.

Ai doli nga ventilator më 8 nëntor, por ishte përsëri më 15 nëntor, kur gjithashtu përparoi në një balotazh të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Të Dielën, Vilela u zgjodh me 52.6 për qind të votave. Kur rezultati u njoftua, ai mbeti pa ndjenja në një ventilator në një gjendje të qëndrueshme, njoftoi media lokale.

Pas fitores së tij, u mbajt një lutje për të në një konferencë shtypi. Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga viruset në botë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Është 70% më ngjitës”, “DW”: Varianti i ri i virusit korona nis të përhapet në të gjithë botën

S.B.

Gjermani, shkon në 2 milionë numri i rasteve me koronavirus

S.B.

Rritet numri i viktimave në Nagorno-Karabak pavarësisht armëpushimit

T E

Izraeli sulmon forcat siriane dhe iraniane në Siri

S.B.

OBSH: Imuniteti i tufës nuk funksionon me Covid-19

admin

Certifikimi i votave elektorale n`Kongres,përballë besnikëve të presidentit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...