Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Qyteti i Kolorados do të shpërblejë vizitorët me nga 100 dollarë

Qyteti i Glenwood Springs në Kolorado do t’i shpërblejë vizitorët me nga 100 dollarë në rast se vizitojnë këtë zonë e cila është e njohur për ‘pishinat’ e ngrohta; ofertë e cila pritet të vlejë deri më 30 nëntor.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qyteti njoftoi në fund të gushtit se do të zgjaste programin stimulues, i cili filloi në pranverë gjatë pandemisë së coronavirusit deri më 30 nëntor si pjesë e një përpjekjeje për të rritur biznesin, i cili pësoi rënie për shkak të situatës aktuale.

“Pas rihapjes së atraksioneve kryesore të Glenwood Springs, bordi vendosi që kjo dhuratë ishte masa e duhur, jo vetëm për të mbështetur bizneset tona lokale të varura nga turizmi, por edhe për të shpërblyer bazën tonë të dedikuar të vizitorëve”, u shpreh Lisa Langer, drejtoreshë e promovimit të turizmit.

Sipas deklaratës, 1,000 vizitorët e parë të cilët regjistrohen do të marrin 100 dollarë, pas mbërritjes në qytet si pjesë e një përpjekjeje për të rritur turizmin në vjeshtë.

Postime të ngjashme

Krijohet iluzioni optik i një anijeje që lëvizë në ajër

S.B.

Shkretëtira e Bardhë, peizazhi i jashtëzakonshëm i Egjiptit

S.B.

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës

S.B.

Liqeni i Baikalit, një bukuri e rrallë natyrore e Siberisë

S.B.

Publikohet përmbajtja e një letre të pahapur për më shumë se 300 vjet

S.B.

Dalin imazhe tjera nga Marsi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...