Agjencia Zhurnal.mk

Qyteti i Shkupit, analizë për zbatimin e “fshesës”

Shkup, 18 maj – Largimi nga puna i funksionarëve në institucionet nën kompetencë të Qytetit të Shkupit të cilët do të jenë cak i operacionit të njohur si “fshesa”, është vetëm çështje kohe. Kreu i Shkupit, Petre Shilegov tha se aktualisht janë në fazën e analizimit të punës së drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe funksionarëve të tjerë. Shilegov nuk precizoi se kur dhe nga cilët funksionarë do të fillojnë, por theksoi se vendimet do të merren në bazë të rezultateve që ata kanë treguar në punë.

Është lëndë ende në fazën e analizës, do të sillen vendimet e duhura politike dhe pas këtyre vendimeve do të veprojmë sipas tyre dhe duke marrë parasysh rezultatet, të cilat ende po i analizojmë”-tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Nga VMRO DPMNE thonë se ky operacion i ashtuquajtur “fshesa” është i shpikur nga pushteti për të fshehur korrupsionin dhe përtacinë e funksionarëve të tyre. Sipas partisë opozitare, ky spastrim nuk do të ndodhë, por vetëm do të bëhen rrotacione të funksionarëve nga një pozitë në tjetrën. Zëdhënësi i opozitares, Naum Stoilkovski komunikoi për Alsat se me asgjë nuk mund të fshihen keqpërdorimet e tenderëve që janë bërë edhe në Qytetin e Shkupit.

Fshesa është edhe një gënjeshtër e madhe dhe përpjekje për të manipuluar opinionin nga klani i korruptuar i pushtetit. Kriminalitet ka në të gjitha fushat, duke filluar nga krerët e LSDM-së e deri tek Qyteti i Shkupit. Qytetarët nuk mashtrohen nga gënjeshtrat as të Zoranit e as të Petres”, thonë nga VMRO DPMNE.

Sipas paralajmërimeve të Kryeministrit Zoran Zaev, në fillim të muajit qershor do të dihen ndryshimet kadrovike në kabinetin qeveritar. Vetë kreu i ekzekutivit tha se gjatë këtij muaji janë duke u bërë vlerësimet e punës së ministrave, zëvendësministrave, drejtorëve dhe funksionarëve të tjerë. Përveç riformatimit të pushtetit qendror, “fshesës” nuk do t’i shpëtojnë as institucionet tjera nëpër komuna të ndryshme, të cilat janë nën kompetencë të qeverisë. Zaev paralajmëroi se ndryshimet do të ndodhin edhe në partinë që ai e drejton, Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...