Maqedoni

Qyteti i Shkupit fillon me pagesë të detyrueshme të tatimit të pronës dhe firmarinës për vitin 2019

Zhurnal Ads

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit fillon procedurë për pagesë të detyrueshme të obligimeve pagesore në bazë të tatimit vjetor të pronës dhe taksën komunale për firmarinë për vitin 2019, në harmonizim me dispozitat për pagesë të detyrueshme dhe obligimet që rrjedhin nga Ligji për tatime të pronës (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.61/2004…23/2016).

“Në vitin vijues në muajin mars, Qyteti i Shkupit ka dërguar paralajmërim për pagesën e tatimit të pronës dhe taksës komunale për firmarinë deri tek të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët kryejnë veprim në territorin e Qytetit të Shkupit. Për arsye që afati në të cilin është dashur të kryhet pagesa pas paralajmërimit të dorëzuar ka skaduar, Qyteti i Shkupit ka përgatitur vendime për pagesën e detyrueshme të cilat do të dorëzohen deri tek tatimpaguesit”, kumtojnë nga pres-shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Informojnë se të gjithë tatimpaguesit të cilët sipas bazave të lartpërmendura kanë borxhe të papaguara duhet t’i shlyejnë obligimet e tyre.

Prej atje përmendin se nëse pas vendimit të tillë nuk veprohet, përgatitet vendim për bllokadë të llogarive bankare të tatimpaguesve.

Postime të ngjashme

Sot tre viktima dhe 80 raste të reja me Covid-19

XH,I

VMRO: Nesër bllokada në Shkup dhe protesta në 15 qytete

T E

Aheng gjatë pandemisë, padi penale për pronarin e restorantit në Gostivar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...