Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

Shkup, 20 qershor – Qyteti I Shkupit kumtoi se e fillon ofansivën ndërtimore verore për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit. Në periudhën që paraprin, siç informojnë nga Qyteti I Shkupit, është paraparë që punët ndërtimore të fillojnë në 11 lokacione të qytetit, në disa komuna të Shkupit.

Është planifikuar ndërtimi dhe zgjerimi I bul.”Mitropolit Teodosij Golloganov”, në shtrirjen nga bul.”Shën Klimenti I Ohrit” deri tek rreth rrotullimi afër Kishës katolike, në gjatësi prej 530 metrave, bul.”ASNOM” nga bul.”Goce Dellçev” deri në hyrjen në “Qeramidnica”, në gjatësi prej 300 metrave, rr.”Vasko Karangellevski” në shtrirjen prej bul.”Jane Sandanski” deri tek buë.”Brigada e tretë maqedonase”, në gjatësi prej 1.000 metrave dhe në udhëkryqet: në rr.”Skupi” dhe bul.”8 Shtatori”, në bul.”8 Shtatori” dhe bul.”Nikolla Karev” dhe në bul.”Sllovenia” (projekt capital për ndërtimin e dy rreth rrotullimeve, nënkalimeve dhe mbikalimeve afër Momin Potokut).

Punë ndërtimore për rikonstruim të rrugës ekzistuese, ndërkaq do tlë kryhen në: rr.”Butelska”, në shtrirjen nga rr.”Aleksandar Urdarevski” deri te qarkorja, në gjatësi prej 850 metrave, bul.”Boris Trajkovski”, në shtrirjen nga Pintia deri në Draçevë, në gjatësi prej 2.000 metrave, rr.”Lluka Gerov” në shtrirjen nga rreth rrotullimi afër zjarrfikësve deri në rr.”Vollkovska”, në gjatësi prej 1.800 metrave, bul.”Kiro Gligorov” nga bul.”ASNOM” deri në bul.”Aleksandri I Madh”, në gjatësi prej 1.500 metrave, rr.”Indira Gandi”, faza e dytë deri te qarkorja, në gjatësi prej 800 metrave, bul.”Kuzman Josifovski Pitu”, në shtrirjen nga stacioni I ri hekurudhor deri tek bul.”Koço Racin” dhe bul.”Kërste Misirkov” në shtrirjen nga bul.”Kuzman Josifovski Pitu” deri tek bul.”Goce Dellçev” në gjatësi prej 650 metrave.

“Qyteti I Shkupit vazhdon të ndërtojë me tempo të përforcuar, me afate të shkurta rekorde në të gjitha 10 komunat e Shkupit. Shkupi vazhdon ta zhvillojë rrjetin e vet rrugor njëkohësisht me rrjetet e çiklistëve dhe këmbësorëve në mënyrë që të sigurojmë mobilitet të qëndrueshëm urban që nënkupton komunikacion të sigurt dhe efikas. Për përkujtim, gjatë ofanzivës vjeshtore ndërtimore të Qytetit të Shkupit, para fundit të vitit, u ripërtërinë shumë rrugë në disa komuna të Shkupit, me theks të veçantë në rikonstruimin  e hyrjes lindore në qytet. Të gjitha aksionet ndërtimore përfunduan me afate të shkurta rekorde, prej 10 deri 30 ditë”, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

Ahmeti: Sot u shkrua edhe një copëz historie në qeverinë e vendit tonë

D V

Mijallkov transferohet në spital, ka pasur dhembje barku

D V

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...