Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qyteti i Shkupit fitoi edhe 2 milion euro për super projektin në Momin Potok

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit ka fituar dy milion euro me rebalansin e buxhetit shtetëror për realizimin e projektit kryqëzim në bulevarin Sllovenia. Bëhet fjalë për fazën e tretë nga zgjidhja e komunikacionit për këtë pjesë të qytetit e cila parasheh zgjerim me bulevarin “Hasan Prishtina” deri te qarkorja, ndërsa në vend semaforit te kryqëzimi me Sllovenia, të ketë kyçje. Me këtë, pa semaforë dhe me zgjidhje moderne komunikacioni do të ishte hapi i radhës nga bulevari Nikolla Karev deri te qarkorja, informon Zhurnal.

“Ne para dy muajve e filluam procedurën për ndërtimin e kyçjes në Mumin Potok. Me këto dy milion euro nga Qeveria e vazhdojmë fazën e tretë nga projekti. Me këtë, kjo pjesë e qytetit do të fitojë standarde të reja të komunikacionit, komunikacion të shpejtë dhe të sigurtë. Vlera e përgjithshme e projektit e cila duhet të mundësojë lidhje me qarkoren është 11 milion euro”, thotë kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Projekti për këtë zgjidhje të komunikacionit është gati, ndërsa pasi të miratohet rebalansi i buxhetit në Kuvend, dhe paratë të derdhen në llogarinë e qytetit të Shkupit, do të shpallet tender për kryerësit e punimeve.

Shilegov thotë se deri në fund të muajit duhet të përzgjedhet firma e cila do të ndërtojë rrethrrotullim tek “Hubo Market” dhe kyçjen në Momin Potok, me çka këtë verë do të fillonin punimet ndërtimore. Kjo pjesë është një nga vendet kyçe të qytetit përshkak se çdo ditë kalojnë rreth 25 mijë vetura dhe komunikacioni është i dendur. Me qëllim të ulet dendja e komunikacionit, është paraparë të ndërtohen dy rrethrrotullime, e para duhet të zëvendësojë kryqëzimin te bulevari “8 shtatori” dhe rrugën Skupi dhe e dyta duhet të zëvendësojë kryqëzimin e bulevarit Nikolla Karev dhe rrugën drejt Vizbegut, qarkoren dhe kufirin kosovar. Nga rrethrrotullimi i dytë rruga vazhdon deri te kryqëzimi me bulevarin Sllovenia ku lidhet me bulevarin Sllovenia dhe bulevarin Bosnja e Hercegovina. Vlera e projektit është 18 milion euro.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...