Qyteti i Shkupit i pari në rajon me një Plan Strategjik për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë

Shkup, 20 shtator – Kryetari i Shkupit Petre Shilegov sot e prezantoi dhe mori pjesë në diskutimin publik mbi Planin Strategjik për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë në Qytetin e Shkupit, për të cilin tha se ishte një plan gjithëpërfshirës për ta përforcuar rezistencën ndaj krizave. dhe fatkeqësive, por edhe rimëkëmbjen e shpejtë të komunitetit pas një fatkeqësie të mundshme natyrore.

“Plani Strategjik për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë i Qytetit të Shkupit është një plan gjithëpërfshirës për përforcimin e rezistencës ndaj krizave dhe fatkeqësive duke e përmbushur qëllimin e tij kryesor: Deri në vitin 2025, kryeqyteti do të jetë rezistent ndaj stresit kronik dhe goditjeve akute me mjetet e duhura, kapacitetet e menaxhuara në vend dhe të qëndrueshme për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve, gatishmërinë dhe reagimin ndaj katastrofave dhe tejkalimin e krizës”, tha Shilegov.

Plani siguron një kuadër strategjik për zhvillimin e një qasjeje për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë në nivel lokal, si dhe për marrjen e një sërë masash dhe aktivitetesh që janë realiste, praktike dhe të zbatueshme.

Ai theksoi se struktura e planit strategjik bazohet në tre prioritete strategjike dhe tetë qëllime që mbulojnë aspektet e ndryshme të zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë që janë të pranishme në komunë.

“Çdo qëllim ka një numër masash dhe aktivitetesh që janë planifikuar për zbatim deri në vitin 2025”, tha kryetari i Shkupit.

Prioritetet strategjike janë fusha të identifikuara, qëllimet e përcaktuara të të cilave do të arrihen përmes zbatimit të masave dhe aktiviteteve të parapara dhe do të kontribuojnë në përforcimin e rezistencës së Qytetit të Shkupit.

“Prioritetet strategjike janë realiste, të arritshme dhe kontribuojnë në arritjen e vizionit kryesor të këtij plani: Qyteti i Shkupit është një qytet i zgjuar dhe i gjelbër, me infrastrukturë të zhvilluar dhe lëvizshmëri të qëndrueshme, i përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike dhe i cili siguron zhvillim dhe mirëqenie të qëndrueshme të qytetarëve të saj duke menaxhuar me sukses sfidat e rezistencës ndaj katastrofave. Prioritetet bazohen në masa dhe aktivitete që janë realiste dhe pragmatike dhe mund të realizohen në bazë të fondeve dhe burimeve në dispozicion, në partneritet me komunat e tjera, entitetet, institucionet shtetërore, bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndërkombëtar,” tha Shilegov në prezantimin e Planit Strategjik për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë të Qytetit të Shkupit.

Duke e pasur parasysh faktin se ky është plani i parë i këtij lloji, për qasjen e zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë, sipas Shilegov, një hap i madh përpara do të jetë zbatimi i të paktën dy të tretave të masave të planifikuara dhe ai shpreson që në periudhën e ardhshme katër vjeçare do të realizon të planifikuarën.

i theksoi se çdo mendim konstruktiv në lidhje me këtë dokument strategjik është i një rëndësie të madhe sepse transparenca në miratimin e dokumenteve të kësaj natyre padyshim që çon në ngritjen jo vetëm të cilësisë së të njëjtave, por gjithashtu në mënyrë indirekte siguron ngritjen e cilësisë së jetës së Shkupit, diçka e cila për të si kryetar dhe si person ka një rëndësi themelore. 

Related posts

Tërmet në Kërçovë

D V

Simovski: Brenda ditës po regjistrohen 100 mijë qytetarë

D V

LSM i përkujton punëdhënësit nga sektorët privat dhe publikë të paguajnë regres për pushim vjetor

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More