Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Qyteti i Shkupit me thirrje për subvencione për klima inverterë

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit e publikoi thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve për blerjen e kondicionerëve inventer në vitin 2021, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë onlajn. Thirrja do të jetë e hapur deri më 1 nëntor të këtij viti apo deri në shterjen e mjeteve të parapara për këtë qëllim.

Në thirrje, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, mund të aplikojnë persona të cilët i përmbushin kushtet e parapara, ndërsa do të mund të aplikojnë të gjithë ata që kanë furnizuar kondicioner inventer duke filluar nga 1 janari i këtij viti dhe janë banorë të Qytetit të Shkupit – komunat Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare.

“Qytetarëve do t’u kompensohen shpenzimet për blerjen e kondicioneri inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë në vlerë neto, ndërsa mund të aplikojnë në https://aplikacii.skopjelab.mk/inverteri nëse aplikanti nuk ka marrë më parë subvencione për ngrohje me stufa me peleta ose inverter”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Që të mund të aplikojnë qytetarët duhet të dorëzojnë letërnjoftim të vlefshëm, deklaratë të skanuar të noterizuar me të cilën konfirmon se vullnetarisht e dorëzon stufën ekzistuese të cilën e shfrytëzon, vërtetim për efikasitetin e kondicionerit inventer, llogari transaksioni, llogari fiskale apo vërtetim për blerje. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të skenuara.

“Për familje të veçanta në të njëjtën adresë banimi – fatura të matësve të energjisë elektrike, për aplikuesit të cilët kanë vendbanim në objekte banesore në rajone ku ka ngrohje qendrore – vërtetim se nuk janë të lidhur në ngrohjen qendrore dhe nuk kanë mundësi teknike të lidhen me të njëjtën”, theksohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Mjetet e siguruara për këto subvencione janë marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në vitin 2020 Qyteti i Shkupit ka pranuar mjete në vlerë prej 322,400,000.00 denarë. Në thirrjen publike të këtij viti do të përdoren mjetet e parealizuara nga thirrja publike e vitit të kaluar ose një shumë në vlerë prej 107.404.074.00 denarë.

Këto subvencione janë pjesë e masave që Qyteti i Shkupit i ka parashikuar në Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin e veprimit të Strategjisë së Ndryshimeve Klimatike të Qytetit të Shkupit.

“Sipas studimeve të shumta mbi cilësinë e ajrit në Shkup, pjesa më e madhe në emetimin e grimcave PM10 dhe PM2.5 shkaktohet nga ngrohja e shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore. Kjo ndodh, kryesisht për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve të zjarrit, cilësisë së keqe të drurit, mënyrës së ruajtjes dhe përdorimit të stufave të vjetra, dhe teknikisht të dëmtuara. Inverterët për ngrohje janë ekonomikë, ekologjike, nuk përdorin lëndë djegëse fosile dhe në të njëjtën kohë arrijnë kënaqësinë maksimale kur ngrohin shtëpitë”, theksohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...