Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Qyteti i Shkupit projektoi buxhetin për vitin 2021, sivjet më pak fonde përshkak covid

Shkup, 17 dhjetor – Zhurnal.mk – Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të shqyrtohet Projekt-Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2021, kumtojnë nga Qyteti i Shkupit.

Theksojnë se në kushte të përkeqësimit të ndjeshëm të rrethimit ekonomik ndërkombëtar dhe krizës së madhe ekonomike, si rezultat i pandemisë shëndetësore, Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2021 është përgatitur duke zbatuar parimet e ekonomisë, racionalitetit, përgjegjësisë fiskale, llogaridhënies dhe transparencës, në mënyrë që të sigurohet ekzekutimi i të gjitha kompetencave ligjore të Qytetit të Shkupit, me planifikim dhe ekzekutim më të mirë të Buxhetit.

“Planifikimi i fondeve përmes programeve të përcaktuara kontribuon në transparencën më të madhe të shpenzimeve të planifikuara dhe të ekzekutuara, si dhe përdorimin racional të tyre”, theksojnë nga Qyteti.

Konform vlerësimeve dhe analizave, me Projekt-Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021 propozohet një shumë prej 7.2 miliardë denarëve të të ardhurave të përgjithshme dhe flukseve të tjera hyrëse.

Në propozim, siç informojnë, planifikohet edhe një pjesë e të ardhurave të tepërta të realizuara në vitet e mëparshme, në vlerë prej 477 milionë denarëve.

Krahasuar me vitin 2020, Buxheti i propozuar i Qytetit të Shkupit për vitin 2021 zvogëlohet për 8.5 për qind.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...