Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qyteti i Shkupit të hënën sjell vendim për dërgimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Izmir

Zhurnal Ads

Shkup, 31 tetor – Qyteti i Shkupit do të dërgojë ndihma për të prekurit nga tërmeti që goditi qytetin turk Izmir.

Informata u bë e ditur nga Qyteti i Shkupit në profilin zyrtar në rrjetin social Instagram, duke shpërndarë një foto që thotë: “Shkupi e di, Shkupi bashkëndjen”.

“Shkupi është një qytet që mban mend. Solidariteti është vlera jonë më e lartë. Të hënën, Këshilli i Qytetit të Shkupit do t’u dërgojë ndihmë të prekurve në Izmir dhe deri atëherë, mendimet tona janë me njerëzit nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Mesazhet e ngushëllimit iu dërguan popullit turk nga udhëheqësit e institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut duke përfshirë presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 6,6 ballë goditi Izmirin në Egjeun turk të premten, tërmet i cili ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale (11:51 sipas kohët e Evropës Qendrore) në një thellësi prej 16,54 kilometrash.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi informoi se numri i jetëve të humbura është rritur në 39, ndërsa mbi 885 të tjerë janë plagosur.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vendimi për rishikim të buxhetit, pas masave ekonomike

E.E.

Seancë e re për rastin “Titanik”

E.E.

Milanov: Situata me koronavirusin po eskalon në rajonin e Shtipit

admin

Mbyllen vendvotimet, BDI shpallë fitore në Pllasnicë kurse LSDM në Shtip

T E

Mickoski – Gir: Kemi politika të qarta dhe konkrete, të cilat do ta orientojnë vendin në rrugën e duhur

T E

Shilegov: Rrënimi i objektit të paligjshëm tek “Mavrovasja” do t’i destimulojë ndërtimet ilegale

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...